Mjekët i thanë që s’do ecte kurrë por 30-vjeçari mbledh forcat dhe bëhet trajner personal

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.03.2023, 02:18

Një trajner personal ka treguar se si e ndryshoi jetën e tij pasi u paralizua dhe mjekët i thanë se nuk do të ecte më.

Mike Newman, 30-vjeç nga Hampshire, Angli u aksidentua me biçikletë duke thyer legenin, dëmtuar disa rruaza të shtyllës kurrizore dhe mushkëritë.

Trajneri personal u dërgua me urgjencë në spital me një helikopter dhe kaloi gati gjashtë muaj në spital duke u përpjekur të shërohej dhe më pas mjekët i thanë se mund të mos ecte kurrë.

Por pas gati katër vitesh rikuperim, Mike është në gjendje të ecë në distanca të shkurtra dhe ka fituar licencën e trajnerit personal.

Unë nuk mund të jem kurrë në 100 për qind siç kam qenë pasi ende kam nevojë për karrigen time me rrota kur sforcohem tepër, por kam arritur kaq shumë dhe jam shumë krenar.

Ai tani po shpreson të përdorë përvojën e tij të paralizës për të ndihmuar në trajnimin e njerëzve të tjerë në një situatë të ngjashme për t'u dhënë atyre shpresën që u nevojitet për t'u ngritur përsëri në këmbë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit