Italia ndalon mishin dhe ushqimet e prodhuara në laborator

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.03.2023, 19:34

Qeveria e Italisë ka miratuar një projekt-ligj që ndalon prodhimin dhe përdorimin e ushqimit dhe mishit të prodhuar në laborator.

Ministri i Bujqësisë italiane, Francesco Lollobrigida thotë se qëllimi është mbrojtja e trashëgimisë agro-ushqimore të vendit.

Në projektligj thuhet se nëse propozimi miratohet nga parlamenti, industria italiane nuk do të lejohet të prodhojë ushqim e mish “nga kulturat e qelizave ose indet që rrjedhin nga kafshët vertebrore.

Produktet laboratorike për mendimin tonë nuk garantojnë cilësi, mirëqenie dhe mbrojtjen e kulturës sonë, traditës sonë.

Administrata nacionaliste e kryeministres Giorgia Meloni është zotuar të mbrojë industrinë ushqimore italiane nga risitë teknologjike që konsiderohen të dëmshme dhe e ka riemëruar ministrinë e bujqësisë "ministria e bujqësisë dhe sovranitetit ushqimor".

Projektligji parashikon se kushdo që shkel ligjin e ri mund të gjobitet deri në 60 mijë euro, duke humbur të drejtën për financim publik deri në tre vjet. Fabrikat ku ndodhin shkelje mund të mbyllen.

Projektligji i propozuar vjen pas një sërë dekretesh qeveritare që ndalojnë përdorimin e miellit që rrjedh nga insektet si kriket dhe karkaleca në pica apo makarona. Qeveria italiane kërkon që etiketat e informacionit të vendosen në produktet që përmbajnë ose prodhohen nga insekte. Meloni tha:

Njerëzit duhet të jenë në gjendje të bëjnë një zgjedhje të informuar.

Sipas një sondazhi, 84 për qind e italianëve janë kundër ushqimit të prodhuar në laborator.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit