Rakip Suli me “investime gjysmake” në prag të zgjedhjeve, lë kabujt e dritave të rrugëve pa mbuluar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.03.2023, 21:18

Afrimi i datës së zgjedhjeve ka vendosur në lëvizje kryebashkiakët që duan një mandat tjetër në bashkinë që drejtojnë.

Edhe Rakip Suli i bashkisë Kamëz këto kohë po bën çmos që t'u bjerë në sy qytetarëve me "investimet" që kryen. Por nga dëshira për t'u dukur, shumë "investime" lihen në gjysmë dhe të papërfunduara.

Një qytetar në Paskuqan ka denoncuar "investimin" që Suli ka kryer dy muaj më parë. Qytetari thotë se para dy muajsh kryebashkiaku Suli ka vendosur dritat e rrugës, por nxitimi për të mbaruar sa më shpejt ka lënë kabujt jashtë.

Kabujt e pambuluar mund t'i dalloni fare mirë edhe në pamjet e mëposhtme. Mesa duket për Sulin më tepër ka rëndësi "investimi gjysmak" se siguria e qytetarëve të tij.

Denoncimi i qytetarit:

Ka dy muj rakip suli ka vendos dritat e rruges dhe ka len kabullat jasht, koh fushate, Bashkia kamez

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit