Ekskluzive/ Policët e ndershëm në duart e krimit, dje në Shkodër u qëllua ndaj oficerit Gjin Doçi

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 29.03.2023, 12:25

Mbrëmjen e djeshme në By Pass-in e Shkodrës u raportua për të shtëna me armë. Fatmirësisht nuk kishte viktima, teksa raportimet e para ishin se zjarri ishte hapur ndaj banesës së një polici. Por burime për “JOQ Albania” bëjnë me dije se të shtënat me armë kanë qenë në drejtim të oficerit të policisë Shkodër, Gjin Doçi.

Ky incident tregon gjendjen e vërtetë të policisë në Shkodër, por edhe në qytetet e tjera shqiptare. Jeta e asnjë polici që punon ndershmërisht në këtë vend nuk është e sigurt për shkak se askush prej tyre nuk mbrohet nga shteti, por lëshohen pa mëshirë në duart e krimit.

Vetëm para një jave u dogj makina e patrullës së policisë, Rajmond Bregu. Pra, në harkun e vetëm pak ditëve janë dhënë dy sinjale se të luftosh krimin në këtë vend, do të thotë të flirtosh me vdekjen. Përveçse të keqpaguar, policët e kanë të pamundur të punojnë ndershmërisht, pasi tradhtia mund t’i vijë nga çdo anë.

Pikërisht nga këtu buron edhe i gjithë problemi i Shqipërisë, që është pushtuar nga krimi i organizuar, korrupsioni dhe njerëz, që quhen të tillë vetëm për shkak se ngjajnë fizikisht me qënien humane. Asnjë element tjetër i tyre nuk i ngjan karakteristikave të njeriut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit