Njëra dorë në timon dhe tjetra në telefon, i riu në Fushë-Krujë rrezikon jetën e tij dhe të tjerëve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.03.2023, 07:51

Është bërë e modës që të rinjtë shqiptarë të mburren në Tik Tok apo Instagram me makina luksoze dhe çmenduritë që bëjnë në timon. Në një video të dërguar në redaksi nga një qytetar shihet se si një i ri rrezikon jetën e tij dhe të personave të tjerë, duke ecur me shpejtësi skëterrë në rrugë.

Sipas qytetarit që ka dërguar videon në redaksi dhe denoncon rastin, i riu po ecën me makinë duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, në Fushë-Krujë.

Qytetari që denoncon shpejtësinë në rrugë:

Shife shife rrezikohen jetet e njerzve. Ne fush kruje duhet te merrni masa Sa me shpejt ju lutem!!

Ajo që shihet, është se i riu që është në kundërshtim me rregullat e sigurisë rrugore, ka postuar videon në rrjetet sociale duke zbrazur adrenalinën në timon dhe duke rrezikuar jo vetëm jetën e shoferëve të tjerë, por dhe jetën e tij.

Me njërën dorë në timon dhe tjetrën duke mbajtur telefonin, i riu e ka hedhur në rrjetin e tij social videon dhe ka shkruar: "Brenda 2 orëve do të dali në JOQ Albania", duke e shoqëruar me emoji duke qeshur dhe një krah ku tregon muskulin që përfaqëson forcën.

Pas kësaj video, dhe shumë të tjerave që ka publikuar JOQ Albania, dhe denoncimit nga qytetari për shpejtësinë ekstreme me të cilën ecën një ri në rrugën e Fushë Krujës, media jonë ka në dorë të përcjellë fjalën e lirë të qytetarëve që duan të publikojnë shqetësimet e tyre dhe t'i bëjë thirrje instancave përkatëse, që personat që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor të jenë para ligjit, pasi një adrenalinë e çastit mund të rrezikojë jetën.

Gjithashtu dhe për të rinjtë, duke publikuar video ku rrezikoni kokën tuaj, nuk është modeli i mirë i shoqërisë shqiptare, përkundër, mendoni që për një moment duke shijuar adrenalinën e timonit dhe çmendurive në të, ju mund të humbisni kontrollin dhe të vini në rrezik jetën tuaj, të personave të tjerë, por dhe të lini me një shpirt të vrarë dhe në mërzi, të afërmit tuaj, por sidomos prindërit, të cilët iu duan pranë vetes në çdo ditë të tyren deri në pleqëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit