Një qytetare nga Kavaja ka denoncuar së fundmi në redaksinë tonë një rritje të frikshme të çmimit të kopshtit për fëmijë në këtë qytet.
Qytetarja thotë se me urdhër të kryebashkiakut Redjan Krali, çmimi mujor i kopshtit shtetëror ka shkuar nga 30-35 mijë lekë të vjetra në 80 mijë. Ajo thotë se një çmim i tillë është i përballueshëm për nënat e qytetit të cilat në sektorin privat marrin 250-300 mijë lekë të vjetra.
Më tej ajo shton se për rritjen e çmimit të kopshtit janë njoftuar kur po bënin pagesën e radhës. Në këto rrethana, me këto çmime kaq të larta sa një kopsht privat, qytetarja thotë se zgjidhja e vetme për nënat që duhet të punojnë është t'i lënë fëmijët në shtëpi, pa shkuar fare në kopsht.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje dua te bej nje denoncim, Kopshti i bashkise Kavaje nga 30-35 mije ne muaj pa pritur e cojne ne 80 mije ne muaj. Nje shume e paperballueshme per nenat e ketij qyteti. Ku do i cojne femijet sepse e kane bere sa nje kopesht privat? Ti lene ne shtepi me kete kosto. Ky ndryshim behet pa pritur e pa kujtuar me urdher te kryetarit Redian Krali
Nje punetore ne kete qytet ne sektorin privat mer 250-300 mije. Kete muaj e kane bere kete tarife, u njoftuam kur po benim pagesen. Sepse sna kane dhene lajmerim por kur shkuam per te paguar muajin u njoftuam qe tarifa eshte ndryshuar: Muajt perpara vitit te ri, Pas vitit te ri Sot u njoftuam per rritje perseri
Çmimi para Vitit të Ri

Çmimi pas Vitit të Ri
