Avokatja Nadia Kahf u bë gjyqtarja e parë me shami në SHBA pasi u emërua në gjykatën e lartë në Nju Xhersi.
Kahf, një avokate e ligjit familjar me origjinë siriane dhe avokate e imigracionit nga vendbanimi Wayne, bëri betimin të enjten me dorën e saj në një kopje të Kuranit, librit të shenjtë mysliman, sipas uebsajtit lokal të lajmeve North Jersey.
Ajo do të shërbejë si gjyqtare e Gjykatës së Lartë të Qarkut Passaic pasi Guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy e emëroi atë një vit më parë, sipas mediave lokale.
Edhe pse Kahf nuk është gruaja e parë muslimane që shërben si gjykatëse shtetërore, ajo është e para që mban hixhab.