Masakër në SHBA/ Transgjinorja futet në shkollën e krishterë, vret 3 fëmijë dhe 3 të rritur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.03.2023, 00:15

Tre nxënës dhe tre të rritur janë vrarë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në Tennessee, SHBA.

Policia ka vrarë autoren e ngjarjes,një grua transgjinore të quajtur Audrey Elizabeth Hale.

28-vjeçarja hyri brenda në shkollë me disa armë dhe hapi zjarr ndaj atyre që i dolën para. Policia ka zbuluar se ajo kishte kohë që ishte përgatitur për një sulm të tillë pasi në shtëpi iu gjetën harta të vizatuara të detajeve të shkollës, të pikave të hyrjes dhe daljes.

Policia thotë se gruaja transgjinore hyri në ndërtesë nga një derë anësore dhe qëlloi disa herë përpara se të shkonte në katin e dytë, ku u përball me oficerët që iu përgjigjën me armë dhe e lanë të vrarë.

Viktimat e kësaj masakre janë identifikuar nga policia si Evelyn Dieckhaus, Hallie Scruggs dhe William Kinney, të gjithë të moshës 9 vjeç, dhe Cynthia Peak, 61-vjeçe, Katherine Koonce, 60-vjeçe dhe 61-vjeçari Mike Hill.

Hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet që e çuan 28-vjeçaren transgjinore të ndërmerrte një masakër të tillë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit