I urtë dhe punëtor, Pal Kola prej më shumë se 20 vitesh ishte larguar nga Puka për një jetë më të mirë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.03.2023, 20:27

60-vjeçari Pal Kola që u vra mbrëmjen e kaluar në vendin e punës kishte mbi 20 vite që ishte larguar nga Puka për një jetë të mirë, por që s’ia doli dot.

Kola kishte 6 muaj që kishte filluar punë si roje sigurie te Top Channel pasi duhet të ruante bashkëshorten, dy vajzat dhe nipin e mitur, ndërkohë që djalin e kishte në Itali.

Mbrëmjen e kaluar 60-vjeçari u vra në kabinën e punës ku punonte çdo ditë të vitit, madje edhe në rast festash.

Fqinjët e përshkruajnë Palin si një njeri punëtor, të urtë dhe që gjatë gjithë ditës punonte në bahçen e tij para se të merrte turnin e rojes te Top Channel.

Familjarët kanë hapur dyert e mortit ndërsa situata ekonomike për ta pritet të jetë akoma më e rëndë pas vdekjes së kryefamiljarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit