Dy policë plagosen gjatë një “sherri” mes qenit të tyre dhe një mace

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.03.2023, 01:03

Dy policë në rajonin e Moskës, Rusi janë plagosur kur dolën në mbrojtje të një qeni policie të sulmuar nga një mace e egër.

Përleshja thuhet se ka ndodhur në qytetin e Dmitrov në Rajonin e Moskës.

Dy policët dhe shoku i tyre me katër këmbë po shoqëronin disa të arrestuar në një zonë kur një mace e egër sulmoi qenin e policisë.

Dy policët e quajtur Maksim Andronov dhe Pavel Bezruk, pësuan lëndime në duart e tyre ndërsa nxituan për të ndanin dy kafshët. .

Sipas mediave ruse qeni nuk është lënduar nga sherri me macen e arratisur tanimë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit