Qëllohet me breshëri makina në ecje në Lezhë, shoferi në përpjekje për të shpëtuar përplaset me një mjet tjetër

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.03.2023, 20:37

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Lezhë.

Një automjet në lëvizje dyshohet se është qëlluar me breshëri plumbash nga persona të panjohur.

Shoferi që po drejtonte mjetin ndaj të cilit vërshuan plumbat, në përpjekje për t’i shpëtuar atentatit u përplas me një mjet tjetër.

Mësohet se deri tani nuk ka të dhëna për të lënduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit