“Shqiptarët kanë bërë sherr me pedalin e frenave”, makinat bëhen copash në aksin Tiranë-Lezhë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.03.2023, 18:59

Nuk kanë fund aksidentet në vendin tonë. Sapo mbaron një lajm aksidenti, befas të vjen njoftimi për aksidentin tjetër.

Nuk dihet përse por rezulton vërtetë se shqiptarët “kanë bërë sherr” me pedalin e frenave pasi nuk shpjegohet ndryshe.

Të gjithë janë “të etur” për shpejtësi derisa bëhen vetë protagonistë të aksidenteve.

Ndërkohë masat e policisë rrugore duket se janë të pamjaftueshme pasi secili vazhdon të ecë “në kokë të vet” pa pyetur për kufizimet e shpejtësisë.

Aksidenti i radhës ka ndodhur në aksin Tiranë-Lezhë vetëm pak minuta më parë. Urojmë që të paktën të mos ketë viktima.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit