Policia greke ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar pasi akuzohet për grabitje. Shqiptari ka grabitur katër dyqane nën kërcënimin e thikës.
I riu shqiptar, në muajin shkurt ka hyrë me thikë në dorë në 4 dyqane të ndryshme, dhe duke kërcënuar shitëset, ka marrë paratë. Ai arriti të marrë rreth 1360 euro, teksa paratë, thika dhe rrobat që kishte veshur gjatë grabitjeve u gjetën në shtëpinë e tij dhe u sekuestruan.