Qindra milingona kanë pushtuar një tokë të zbrazët në Arnavutköy, Turqi.
Banorët e lagjes shqiptare në Stamboll mbetën të habitur kur panë tufat me milingona në fushën ku fëmijët luajnë futboll çdo ditë.
Tekin Yılmaz, i cili jeton prej kohësh në këtë lagje, tha:
Këtu fëmijët luanin me top. Ne këto ditë po hasim gjëra kaq interesante në natyrë, mendoj se do të hasim edhe më shumë. Është hera e parë që shoh milingona të tilla.
Ekspertët ende nuk kanë dhënë asnjë arsye se përse ka ndodhur ky fenomen, ndërsa banorët janë çuditur nga kjo gjë.
#İstanbul #Arnavutköy'de bir araziyi bir gecede komple kaplayan karınca yuvaları vatandaşları tedirgin etti. Görüntüyü ceken ve yıllardır bölgede yaşayan vatandaş, bunun #depremle bir ilişkisi olup olmadığını merak ettiğini ve ilk defa böyle birsey gördüğünü söyledi #deprem pic.twitter.com/XYHeMfxzz6
— Arnavutköy Haber (@arnavutkoyhaber) March 22, 2023