Kompania japoneze "Kyocera" krijoi smartphone të rinj që, ndër të tjera, mund të lahen me ujë dhe sapun.
Modeli "Rafre" është një update i një pajisjeje tjetër nga kompania japoneze që mund të lahej me ujë të ngrohtë, por vetëm me një lloj të caktuar të detergjentit.
Ky smartphone do t'u vijë më shumë në ndihmë kuzhinierëve, sepse mund ta përdorni teksa jeni duke gatuar, pa patur frikë se keni duart të lagura, apo me yndyrë.
Një tjetër tipar i veçantë është se smartphone do të përgjigjet si duhet, kur preket nga gishtat e lagësht apo edhe doreza. Për momentin, këtë smartphohe mund ta merrni vetëm në Japoni.