Qytetarët e Lezhës filmojnë avionin e dyshimtë në Tale, po fluturonte shumë ulët mbi plazh

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.03.2023, 19:47

Disa qytetarë nga Lezha kanë qenë dëshmitarë ditën e sotme të një ngjarjeje të çuditshme.

Në plazhin e Tales, një avion i vogël po fluturonte shumë ulët mbi plazh në mënyrë të dyshimtë.

Ata kanë vënë re lëvizjet e avionit i cili dukej sikur po ulej por në momentin që qytetarët filluan ta filmonin, avioni u ngrit përsëri në lartësi siç duket dhe në video.

Ngjarja është filmuar në orën 14:47 në plazhin e Tales. Ju si mendoni, çfarë mund të ketë patur brenda?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit