Këto pamje të mahnitshme vijnë nga Filati, një qytezë e Çamërisë e banuar deri në vitin 1944 nga shqiptarët.
Për të gjithë ju që nuk keni dëgjuar më parë mbi Filatin, po ju japim disa informacione bazë.
Komuna e Filatit bën pjesë në prefekturën e Thesprotisë, ku numërohen gjithsej rreth 2500 banorë.
Qyteti është i ndërtuar mbi një pllajë të vogël në një lartësi prej 200 metrash dhe rreth 17 kilometra nga Igumenica.
Është një vend mjaft i bukur, të cilin ju sugjerojmë ta vizitoni nëse jeni të dashuruar me natyrën. Për më tepër, shikoni videon e mëposhtme ku duken pamjet e mahnitshme të filmuara me dron.