Skualifikon 26 firma të tjera/ Veliaj iu fal 2 MLD Lekë “Vëllezërve Hysa”, të arrestuar për mashtrim

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.03.2023, 09:23

Çdo tender i Veliaj merr “Red Flag”, shenjë alarmi për abuzim dhe shkelje ligji. Por, SPAK nuk i vë re këto. Kështu që kryebashkiaku i Tiranës i zhvillon projektet sipas planeve dhe përfitimeve personale.

Një sërë pikash të ligjit për prokurimet i ka shkelur në tenderin e fundit. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Ndërtimi i infrastrukturës lidhëse me autostradën Tiranë-Elbasan”. Veliaj ka derdhur herë pas here para për autostradën, por duke bërë arnime në pjesë të ndryshme, që disa javë më pas shkatërroheshin sërish.

Tani që po afrojnë zgjedhjet kryebashkiaku i hodhi sërish sytë nga kjo rrugë. Dhe për rikonstruksionin e saj ka lënë në dispozicion fondin 2. 7 miliardë lekë. Kjo vlerë kaq e lartë do të shkojë në duart e oligarkëve për tenderët e rrugëve.

Në dokument shihet se kanë paraqitur ofertat e tyre 27 firma. Të gjitha janë skualifikuar që në fazën e parë me argumentin se, janë të angazhuara në projekte të tjera, ose nuk kanë deklaruar nëse kanë në disponim stafin e nevojshëm për të kryer punimet. Në këto kushte për në fazën e dytë mbeti në garë vetëm firma “Vëllezërit Hysa”, në pronësi të Flutura, Besnik dhe Kujtim Hysa, ë cilët kanë marrë fitore pa pasur konkurrencë fare. Me pak fjalë Veliaj ua fali kontratën miqve të tyre, duke shkelur rregullin bazë të ligjit “Për Prokurimet Publike”.

Vëllezërit Hysa kanë paraqitur ofertën me vlerë rreth 2 miliardë lekë, gati sa 98% e fondit limit. Dhe në këtë pikë Veliaj nuk ka marrë fare parasysh që 9 kompani të tjera kanë paraqitur oferta më të lira, rreth 40 milionë lekë më lirë se fituesi.

Me 3 veprime në shkelje të ligjit Veliaj iu mbushi arkën vëllezërve Hysaj, të cilët nuk janë të besueshëm që do të bëjnë rikonstruksionin e rrugës sipas planeve, pasi edhe herë të tjera janë bërë pjesë e skandaleve për mashtrim.

Kujtojmë se në 2018 Agron dhe Kujtim Hysa, pasi nuk kishin kryer punime në aksin rrugor “Elbasan-Gjinar”, për të cilën ishte angazhuar si nënkontraktor. Pavarësisht abuzimit me këtë projekt ata u liruan nga burgu në pak ditë , pasi gjykata rrëzoi më vonë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre. Ndërsa në vitin 2020 ata iu shpëtuan sërish akuzave për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Në vitin 2022 , SPAK bastisi zyrat e firmës në Elbasan, duke marrë shkas nga për denoncimet se kanë marrë miliona euro me tenderë por nuk kishin kryer punimet.

Edhe pas këtij kontrolli nuk u mor asnjë masë ndaj firmës në fjalë. Ndërsa “Rilindja” vazhdon të furnizojë me tenderë. Kompania “Vëllezërit Hysa”, gjatë 4 viteve të fundit, rezulton se është shpallur fitues si garues i vetëm në mbi 100 tenderë, me vlerë totale rreth 38 miliardë lekë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit