“Urime Ramazani”, rruga e famshme e Londrës zbukurohet për herë të parë në muajin e shenjtë të fesë Islame

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.03.2023, 08:16

Sot ka nisur muaji i madhërishëm i Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë të cilët agjërojnë, kudo nëpër botë.

Ndërkohë një ndër rrugët më të famshme të Londrës, West End, është ndriçuar për herë të parë me drita në prag të muajit të shenjtë dhe të bekuar të Ramazanit.

“Urime Ramazani” ishin dritat që ndriçuan rrugën e Londrës, teksa kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka thënë se ishte nder për të që zyrtarisht t’i ndizte dritat.

“Për herë të parë ndonjëherë West End po ndriçohet nga një shfaqje e bukur dritash për të shënuar muajin e shenjtë të Ramazanit. Ishte nder t’i ndizja zyrtarisht këtë mbrëmje përpara fillimit të Ramazanit”, ka shkruar Khan në Twitter.

.

Ramazani është muaji kur vargjet e para të librit të shenjtë të Kuranit iu shpallën Profetit Muhammed më shumë se 1400 vjet më parë, teksa agjërimi është një ndër 5 shtyllat e Islamit dhe fillon para lindjes së diellit deri në perëndim të diellit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit