Elton Arbana i Shijakut “hap thesin” për zgjedhje, i jep 700 milionë lekë firmës që dha ofertën më të lartë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.03.2023, 21:58

Siç pritej, me ardhjen e fushatës zgjedhore bashkitë e vendit kanë filluar të hapin thesin dhe të mbushin valixhet e oligarkëve me paratë e përfituara nga taksat e qytetarëve të tyre. Mundësia më e mirë për të “shpërblyer” me para ata që mendohet se do të sigurojnë vota për fushatë, është të përdorësh tenderat.

Këto të fundit përdoren për lloj-lloj objektesh të cilat thuajse asnjëherë nuk bëhen siç duheshin bërë dhe në këtë mënyrë qytetarët “e hanë” dy herë. Edhe paratë u vidhen, edhe puna nuk bëhet. Zakonisht të tillë tendera janë të dyshimtë për mënyrën se si organizohet dhe duket se njëri prej tyre është edhe ky që ka bërë bashkia Shijak e drejtuar nga kryetari Elton Arbana.

Kjo bashki ka organizuar tenderin me numër reference REF-55749-01-10-2023 me objekt “Rikonstruksion i rrugëve të brendshme në Bashkinë Shijak”. Fondi limit i saj është llogaritur në 62,041,073 lekë të reja pa TVSH ose rreth 740 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Por nëse shohim dokumentat e këtij tenderi dalin edhe “të palarat”. Shikohet se në të kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, pra kemi të bëjmë me një konkurrencë tepër të cunguar, thuajse zero. Jo vetëm kaq, por tenderin për habi e ka marrë firma që ka dhënë shifrën më të lartë.

Bëhet fjalë për kompaninë A.L-ASFALT ne pronësi të Astrit Varaku dhe Luan Mema që ka ofruar 60,167,216 lekë të reja pa TVSH ose gati 700 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nga ana tjetër kjo vlerë është thuajse e njëjtë me fondin limit, përkatësisht sa 97% e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit