“Shqipëria digjet, Peleshi krihet”/ 341 MLN LEKË tender për orendi muzeale, fitojnë biznesmenët që akuzuan si mashtrues

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.03.2023, 16:44

Vartësit e kryeministrit Rama duket se iu ka marrë “koka erë” dhe po abuzojnë në masë me fondet. Në javët e fundit JOQ Albania ka publikuar disa raste të tjera ku qeveritarët zhvillojnë kontrata me biznesmen që njihen për vjedhje dhe janë arrestuar më herët për mashtrim. Rastet më të fundit janë të Manastirliut me Sokol Topçiun, kreut të Policisë me Hysen Vadenjan dhe Erion Veliaj me vëllezërit Hysa.

Të njëjtën rrugë ka ndjekur edhe ministri Peleshi. Ai ka vendosur të shpenzojë 341 milionë lekë për tenderin me objekt: “Muzealizimi, mobilimi, ndriçimi i objekteve muzeale, vendosja e mjeteve, pajisjeve, teknikës dhe armatimit në tarracat e jashtme dhe ambientet e brendshme në Muzeun e Forcave të Armatosura”.

Pra, miliona lekë taksa që ne i paguajmë për mbrojte do të shkojnë për disa orendi muzeale, në një kohë kur premtimet për helikopterët që fikin zjarret nga ajri mbeten në letër. Në verën e shkuar shumë hektarë tokë dhe pyje u dogjën për shkak se këto helikopterë nuk ekzistonin. Por, edhe tani që po afron sezoni i ri veror, Peleshi s’ka asnjë plan për shuarjen e zjarreve, ai e ka mendjen tek muzeu në Bërzhitë.

Ndërkohë, po të shohim se kush janë fituesit kuptojmë që edhe kjo kontratë është bërë për të përfituara ca para ku të mundemi. KÇK me pak fjalë! Në dokument si fitues janë të regjistruar bashkimi i operatorëve “EURO-ALB” sh.p.k dhe “ED KONSTRUKSION” sh.p.k, të njohur për dhjetëra tenderët abuziv të marra gjatë kohës së “Rilindjes”.

Sakaq pronari i Euro-Alb, Bujar Murati, është një person me precedent penal. Fakt ky që është anashkaluar nga Peleshi.

Në vitin 2009, kur mbante postin e Drejtorit të Prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, Murati u arrestua me dy zyrtarë të tjerë dhe tre biznesmenë, nën dyshimet për korrupsion në tenderin 175 milionë lekë të reja për uniformat e Policisë dhe Gardës.

Por, për shkak të atyre që u konsideruan gabime të rënda procedurale nga ana e Prokurorisë së Tiranës, Bujar Murati u shpall i pafajshëm nga Gjykata e kryeqytetit, pasi më herët Gjykata e Lartë kishte rrëzuar përgjimet e kryera gjatë këtij procedimi penal.

Ndërkohë, në gusht të vitit 2021 u arrestua me urdhër të SPAK, pas operacioni anti-korrupsion të zhvilluar në Bashkinë e Lushnjës.

Ndërsa firma “ED KONSTRUKSION” sh.p.k, pronë e vëllezërve Alfred dhe Eduart Ibrahimi duket të jetë një ndër më të preferuarat e bashkive në vend duke fituar kontrata thuajse pa garë, të cilët janë shënjuar me flamuj të kuq.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit