E bujshme nga Anglia, Greenwood do të martohet me vajzën që e akuzoi për përdhunim

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 22.03.2023, 11:20

Mason Greenwood do të martohet së shpejti me vajzën, që e akuzoi për përdhunim. Ky është lajmi që njofton The Sun, një media e specializuar për të tilla prapaskena. Harriet Robson dhe sulmuesi i Manchester United presin një fëmijë së bashku.

Në shkurt, prokuroria tërhoqi të gjitha akuzat kundër Greenwood për sulm ndaj partneres së tij, e cila e akuzoi dhe i shkaktoi me të vërtetë shumë telashe, duke rrezikuar edhe karrierën. Kjo e fundit pretendonte se ishte përdhunuar, rrahur dhe i ishte ushtruar presion psikologjik nga i dashuri i saj.

Si pasojë, Greenwood u arrestua dhe më pas iu caktua masa e arrestit të shtëpisë. Pas një viti duket se tashmë çifti ka kapërdirë çdo problem dhe raportohet 21-vjeçari është gati t’i propozojë për martesë, para se të bëhet baba.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit