“Pjesa e shënimeve është shumë maltretim per ne sepse edhe shpjegimet janë shumë pjesë e rëndësishme për të kuptuar mësimet, për të qenë më të shkathëtnë atë drejtim. Tërë kohën shënime, mbetet edhe e paqartë ndonjëherë, duhet vazhdimisht të bëjmë hulumtime vet në shtëpi”u shpreh për Alsat M, Mëshira Dalipi, nxënëse.
“Ne jemi të ekipuar vetëm me fletore, përndryshe mësimdhënësit tonë specifikisht të lëndëve profesionale mundohen sa më shumë të marin material prej internetit dhe të na shpjegojnë në mënyrë sa më të qartë dhe të saktë. Shpesh herë ndodhë që edhe vet mësimdhënësit na rekomandojnë që të kërkojmë në internet dhe në shumicën e rasteve zbulojmë gjëra të reja që nuk I kemi dëgjuar asnjëherë dhe pastaj në klasë mundohemi që ti shprehim bashkë me mësimdhënësit”, tha Elisa Ramadani, nxënëse.
Mësimdhënësja dhe arkitektja Shukrane Qazimi tha se brenda një orë mësimore është e vështirë të arrihet shpjegimi dhe diktimi I njësisë mësimore. Ajo shton se barra më e madhe bie mbi nxënësit të cilët detyrohen të bëjnë kërkime në internet.
“Mundohemi të japim leksionin, ta diktojmë atë, ta tregojmë edhe mandej këta ta marrin në shtëpi dhe ta përthithin informacionin. Po të kishin pas libra ne do e kishim zhvillu mësimin me një metodë tjetër, më të avancuar, më të sofistikuar duke I pas librat përpara, duke bë shpjegime, duke bë debate edhe do I kishin kuptuar gjërat më mirë. Sepse, gjithmonë duke thënë se arkitektura është gjithçka që na rrethon neve ne jëtën e përditshme edhe këta I marrin informacionet që duhet, jo vetëm informacionet teorike, mundohemi ti bëjmë nji kombinim mes praktikës dhe teorisë”, tha Shukrane Qazimi, mësimdhënëse.
Nga Ministria e Arsimit thanë se nga viti i kaluar janë miratuar nga Këshilli nacional i teksteve më shumë se 60 tituj për lëndët e arsimit profesional. Në të njëjtën kohë po të njëjtat janë vendosur në sistem për t’u shfrytëzuar nga nxënësit ndërkohë që do sigurohet çdo mundësi për të siguruar mjete për printinin e tyre.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.