“Ngrirja” e çmimeve brenda muajit kursehen vetëm 200 denarë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.03.2023, 16:41

Derisa qeveria reklamohet se po lufton inflacionin e lartë, masa e fundit për “ngrirjen” e çmimeve është në shënjestër të kritikave të sindikatave që vlerësojnë se kjo masë është e vonuar. Sipas tyre, shteti duhej të reagonte më herët dhe të mos lejonte që çmimet e bukës, miellit dhe vajit të rriten për 120%.

Ata thonë se “ngrirja” e çmimeve në produkteve themelore të ushqimit, nuk do të thotë uljen e shpenzimeve mujore, në kushte kur inflacioni në vend është ndër të të lartit në Evropë.

“Jemi shumë vonë me masat. Duhej ta kishin parashikuar më herët dhe të bëhej “ngrirja” e çmimeve sikurse në Shqipëri, Serbi, B e H dhe Kosovë. Kursimet për një muaj me blerjen e pastave, bukës, qumështit dhe bulmetit do të jenë 200 denarë për një muaj. Por, kur do t`i shihni çmimet e mishit, pemëve e perimeve, sipas nesh, nuk ka ulje”, thotë Tërpe Deanoski nga Sindikata e AOJSHQ-së

Momentalisht ndjehet mungesa e madhe e fuqisë punëtore, në sektorin publik dhe privat. Gjatë ditës së djeshme virale u bë një fotografi, për të cilën thuhet se janë punëtorë të Bangladeshit, që kanë mbërritur për të punuar në vendin tonë. Nga Sindikata thonë se me 400 euro pagë mujore vështirë se punëtorët e huaj do të mbesin në vend.

“Nuk mund të vijnë të punojnë kur paga fillestare është 23.000 denarë, kurse në sektorin privat 50.000, por nëse shkojnë jashtë vendit shumë më tepër. Sindikata e Ndërtimtarisë njoftoi se vetëm gjatë një viti për 12.000 është ulur numri I fuqisë punëtore, që kanë shkuar jashtë vendit”, thotë Deanoski,raporton klanmk.

Pagat e rreth 110.000 të punësuarve në sektorin publik janë gati se paga minimale në vend. Pikërisht pagat e ulëta janë aryseja kryesore për ikjen e punonjësve të këtij sektori jashtë vendit – thonë nga Sindikata.

Sipas tyre, rritja e pagës minimale për 2.107 denarë, nuk do të ketë efekt duke marrë parasysh se shporta konsumuese momentalisht është 50.000 denarë, që sipas Sindikatës, duhen dy paga e gjysmë minimale që një familje katëranëtarëshe të mbijetojë gjatë një muaji.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit