Radhë të gjata veturash të cilat nuk lëvizin për gati një orë, qytetarë të nervozuar e bërtitma. Kjo është pamja e cila vërehet me të hyrë në Qendrën Klinike në Shkup. Pacientë me sëmundje të ndryshme nga e gjithë Maqedonia malltretohen madje me orë të tëra për të gjetur një vendparkim brenda qendrës klinike.
Për shkak të kaosit shpesh ata humbin dhe terminët të cilat i presin me muaj me radhë, ndërsa për këtë askush nuk bart përgjegjësi. Të revoltuar, pacientët kërkojnë që ky problem të zgjidhet si dhe parkimi brenda Qendrës Klinike të mos paguhet, pasi sipas tyre shërbimi është shumë i dobët.
“Një orë e gjysmë kam prit që të parkohem dhe tani për të dal ka me siguri 1 orë. Kreva punë por është shumë tollovi. Nuk ka vende për parkim, nuk ka asnjëfarë rendi. Hyn brenda paguash ndërsa parking nuk ka dhe humbim kohë e humbim terminin, të gjithë janë me terminë. Shëndetësia është katastrofë”, tha një qytetar,raporton alsat.“Kjo nuk është normale, e shihni dhe vetë. Si pacient kërkoj këtu të bëhen garazha në kate, thjesht këtu nuk ka vend për parkim. Paratë t’i marrin ndërsa kur hyn brenda nuk ka vend se ku të parkohesh”, shtoi një tjetër qytetar.
“Ka gjysmë ore që po sillem për parking. Dhe këtu jam duke pritur 15 minuta.. nuk e di…kjo është çmenduri. Kërkoj vend të parkohem dhe të dal të kryej punë. Nuk është në rregull të paguhet. Paratë nga na i marrin ndërsa vend nuk ka, nervozë, pritje, nuk është në rregull”, tha një tjetër.
“Prej këtu duhet të shkoj deri te Kardiologjia ta marr nënën, s’di nga të sillem, ndërsa paratë t’i marrin. Për 3 orë pagova parking. Gati 40 minuta pres për parking, katastrofë e madhe”, theksoi një qytetar tjetër.
“Gjysmë ore kemi pritur derisa kemi gjetur vend. Jemi nga Prilepi. Deri sa gjetëm vend u munduam shumë, bëmë disa rrotullime derisa u parkuam. Aspak nuk është në rregull, por çfarë të bëjmë, duhet të rregullohet, ndonjë parking më i madh, ndonjë garazhë”, u shpreh një qytetar.
Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti pak kohë më parë tha se zgjidhja e këtij problemi është ndër tre prioritetet e tij si ministër.
” Prioritetet tona në programin tonë si e para do jetë kaosi në komunikacionin brenda Qendrës Klinike në Shkup ta zgjidhim. Konsultohemi me të gjitha institucionet, palët e përfshira dhe mendojmë që ta zgjidhim këtë çështje në afat sa më të shkurtër kohor”, deklaroi Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë.
Parkingu i Qendrës Klinike disponon rreth 1000 vende parkimi ndërsa brenda ditës qarkullojnë rreth 5,000 vetura përfshirë dhe veturat e të punësuarve nëpër klinika.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Zotëria që gjeti portofolin
Kandidati i parë është zotëria që gjeti portofolin më gati një milionë lekë dhe vendosi që atë t’ia dorëzojë të zotit. Ai bëri kërkesën për publikim në JOQ ALBANIA, që të gjente pronarin e portofolit të humbur. Gjithashtu portofoli kishte brenda dokumente shumë të rëndësishme.
Banorët e lagjes në Elbasan
Të harruar nga pushteti vendor, disa banorë të një lagjeje në Elbasan janë heronjtë e atij komuniteti, pasi ata me shpenzimet e tyre dhe me krahët e tyre, dolën dhe rregulluan rrugën. Askush nga bashkia nuk ishte kujtuar për atë rrugë, kështu që ata vendosën që ta merrnin vetë situatën në dorë.
Adnan Dibrani
Adnan Dibrani, u hodh në ujin e ftohtë të lumit Moraca në Podgoricë për të shpëtuar një foshnje që kishte rënë brenda. Pasi e nxorri nga uji, Andani i bërë masazh kardiak foshnjës duke i shpëtuar jetën.
Adem Qorri
40-vjeçari, Adem Qorri, i cili jetonte me familje në Florida të ShBA-së ka humbur jetën teksa po e shpëtonte një 10-vjeçar që po mbytej në det. Ademi shpëtoi nga mbytja shokun e djalit të tij, por vetë nnuk ia doli dot.
I riu nga Tirana
Kandidati i radhës ështrë i riu nga Tirana, që mori të moshuarin, që kishte humbur rrugën, e futi në makinë dhe e dërgoi në komisariat. Ai qëndroi me të derisa u siguria që familjarët e tij do shkonin ta merrnin.
Zjarrfikësit e keqpaguar
Kandidatët e radhës janë disa zjarrfikës nga Tirana, të cilët pavarësisht kushteve të këqija, mungesës së mjeteve dhe rrogës së ulët, bënë maksimumin për të shpëtuar një mace që kishte mbetur në një pemë. Pavarësisht vjedhjes që u bëhet atyre nga drejtorët dhe kryetari i bashkisë, ata vazhdojnë të punojnë me pasion.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Dan Hutra
I pari që e hap këtë listë është Dan Hutra, njeriu që vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera në Tiranë. Ai vrau dy të afërmet e ish-bashkëshortes së tij dhe motrën e një kundërshtari që kishte pasur në burg. Gjithashtu, ai plagosi edhe tre shtetase të tjera, të cilat sot fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Bledi dhe Tatjana Bajraktari
Të dytët janë Bledi dhe Tatjana Bajraktari, dy pronarët e disa hoteleve të cilët prej muajsh nuk paguajnë punonjësit. Në redaksinë e JOQ ALBANIA mbërritën dhjetra denoncime që Bledi dhe Tatjana, u mbajnë lekët që ata i kanë fituar me djersë.
Dionis Teqja
Kandidati i tretë është Dionis Teqja, pronari i Megatek, i cili vazhdon që të mos marrë masa për sigurinë në punë në qendrën tregtare. Në muajin Mars, një 32-vjeçar humbi jetën në vendin e punës. Kjo ngjarje është e përsëritur.
Instruktori i patentës
Kandidati i katërt është instruktori i patentës në Tiranë. JOQ ALBANIA pak ditë më parë ka publikuar pamjet se si një instruktor patente i mëson makinën një vajze duke u fut në kthesë me të tretin. Për më tepër, për pak centimetra, një qytetare u rrezikua të përplasej nga automjeti.
Policja Ina Nuka
Policja Ina Nuka, është kandidatja e radhës. Efektivja e policisë, edhe pse vetë një vajzë, filloi të tallej me një të mitur që kishte humbur kontaktet me familjen, mesazhet u bënë virale dhe sjellja e saj ishte tepër e shëmtuar. Ajo bënte komente seksiste mbi vajzën dhe insinuonte mbi moralin e saj.
Burri që vodhi celularin në një furrë buke. Edhe pse e dinte shumeë mirë që telefonin e harroi klientja para tij, një burrë nga Tirana, ka vjedhur telefonin ashiqare fare. Kjo sjellje është dënuar nga qindra qytetarë dhe videoja ka marrë komente shumë negative.
Erion Veliaj
I radhës, është Erion Veliaj, ose i njohur ndryshe si Lali Leku. Në muajin mars, përveç vjedhjeve të shumta që ai ka bërë, Veliaj ka nisur sulmin ndaj mediave që e kundërshtojnë dhe i nxjerrin vjedhjet zbuluar. Një prej tyre është edhe JOQ.
Odeta Dume
Kandidatja e tetë është Odeta Dume, gazetarja në televizionin e Carlo Bollinos, e cila duke thërritur fort, kërkonte që të akuzonte JOQ ALBANIA se merrte para për personat e humbur, që të publikoheshin në faqe. Ky lajm i shëmtuar i prodhuar nga studioja e saj ka ngjallur shumë komente negative për të.
Mjeku Erzen Dobi
Kandidati i nëntë është mjeku Erzen Dobi, i cili në orarin e punës kërcënon pacientët. Siç edhe e kemi postuar mjeku kërcënon pacientin duke i thënë që ‘ta heq bluzën dhe dalim jashtë’ duke pretenduar për një konfrontim fizik me të. Edhe ky personazh ka marrë shumë komente negative.