Komente seksiste dhe tallëse për të miturën e humbur/ Kjo ëshë policja Ina, Rama e nderoi si ‘heroinë’

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17.03.2023, 16:29

Pas publikimit në JOQ, të mesazheve skandaloze të shefave në Komisariatin nr.1, AMP e Ardi Veliut ka bërë sikur ka nisur hetimet për Petrit Halën, Rustem Dervishin dhe policen Ina. Hetimi ka nisur për komunikim jo etik në grupin e punës.

Ndërkohë, burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se policja Ina është efektivja që është dekoruar me medalje nderi nga Edi Rama.

Ajo është Ina Nuka, e cila gjatë një proteste të Partisë Demokratike dëmtoi dorën me kapsolle.

Në atë kohë, ajo u vlerësua shumë , si nga kreu i qeverisë, ashtu edhe nga ministri i Brendshëm, ndërsa sot tallet dhe bën komente seksiste për një vajzë të mitur, e cila ka humbur kontaktet me familjen. Madje insinuon edhe për moralin e saj, a thua sikur nuk është vetë vajzë. Është për të ardhur keq që shembujt që trumpetohen në media dhe nga qeveria, janë ata që sillen më keq.

Megjithatë, duke pasur rolin patronazhiste, Ina nuk kishte se ku të shkonte tjetër përveçse në këtë nivel.

After healing, he returns to Tirana, the effective Ina Nuka: I do not withdraw from the police

Ina Nuka ndoqi ndeshjen në stadium, me biletën e Ministrit të Brendshëm – Policia e Shtetit

Rrëfimi i efektives Ina Nuka: Atë ditë kisha një ndjesi të keqe, e parandieja që… - Top Channel

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Zotëria që gjeti portofolin
    Kandidati i parë është zotëria që gjeti portofolin më gati një milionë lekë dhe vendosi që atë t’ia dorëzojë të zotit. Ai bëri kërkesën për publikim në JOQ ALBANIA, që të gjente pronarin e portofolit të humbur. Gjithashtu portofoli kishte brenda dokumente shumë të rëndësishme.
    Banorët e lagjes në Elbasan
    Të harruar nga pushteti vendor, disa banorë të një lagjeje në Elbasan janë heronjtë e atij komuniteti, pasi ata me shpenzimet e tyre dhe me krahët e tyre, dolën dhe rregulluan rrugën. Askush nga bashkia nuk ishte kujtuar për atë rrugë, kështu që ata vendosën që ta merrnin vetë situatën në dorë.
    Adnan Dibrani
    Adnan Dibrani, u hodh në ujin e ftohtë të lumit Moraca në Podgoricë për të shpëtuar një foshnje që kishte rënë brenda. Pasi e nxorri nga uji, Andani i bërë masazh kardiak foshnjës duke i shpëtuar jetën.
    Adem Qorri
    40-vjeçari, Adem Qorri, i cili jetonte me familje në Florida të ShBA-së ka humbur jetën teksa po e shpëtonte një 10-vjeçar që po mbytej në det. Ademi shpëtoi nga mbytja shokun e djalit të tij, por vetë nnuk ia doli dot.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i radhës ështrë i riu nga Tirana, që mori të moshuarin, që kishte humbur rrugën, e futi në makinë dhe e dërgoi në komisariat. Ai qëndroi me të derisa u siguria që familjarët e tij do shkonin ta merrnin.
    Zjarrfikësit e keqpaguar
    Kandidatët e radhës janë disa zjarrfikës nga Tirana, të cilët pavarësisht kushteve të këqija, mungesës së mjeteve dhe rrogës së ulët, bënë maksimumin për të shpëtuar një mace që kishte mbetur në një pemë. Pavarësisht vjedhjes që u bëhet atyre nga drejtorët dhe kryetari i bashkisë, ata vazhdojnë të punojnë me pasion.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit