JOQ ALBANIA ka siguruar sot disa mesazhe skandaloze në lidhje me komunikimin e shefave të policisë në komisariatin numër 1 në Tiranë, duke treguar edhe njëherë se sa qesharake dhe e pafuqishme është kjo polici.
Në grupin e punës, në ëhatsapp, shefi i krimeve në komisariatin nr.1, Rustem Dervishi ka treguar për një vajzë të mitur që ka humbur kontaktet me familjen.
Pas dërgimit të këtij mesazhi, policja Ina, ka nisur talljen, duke pyetur se çfarë vit prodhimi është. Pas kësaj është përgjigjur, Petrit Hala, shefi i Komisariatit numër 1 duke thënë se duhet ta shikojnë nga parakolpi.
Këto mesazhe seksiste dhe bullizuese kanë vazhduar edhe më tej, duke u tallur me hallin e familjarëve të vajzës, që si synim kanë vetëm gjetjen e saj dhe jo duke e vënë atë si një objekt për humor.
Është për të ardhur keq, që qytetarët shpresojnë që efektivët e policisë të zgjodhin hallet e tyre dhe t'i mbrojnë nga krimi, ndërkohë që ata tallen me të gjitha problemet që u shkojnë.
Më e keqja qëndron se këto komente seksiste dhe tallëse bëhen nga kupola e Komisariatit, imagjino se çfarë mund të bëjën efektivët e thjeshtë.
Më poshtë gjeni edhe mesazhet:
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.