Kodi i ri rrugor gati të hyjë në fuqi, njihuni me ndryshimet më të rëndësishme

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 17.03.2023, 13:41

Është prezantuar ditën e sotme Kodi i ri Rrugor, që ka pësuar ndryshime të rëndësishme. Në rastet e tilla është e nevojshme që qytetarët të njihen me të gjitha ndryshimet në rast shkeljesh, si dhe për të shmangur abuzime të mundshme të policëve në lidhje me këtë.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme është ai për zgjatjen e vlefshmërisë së patentave deri në 15 vite. Gjithashtu, ndryshime do të ketë edhe në afatin e rinovimit të patentave.

Ka ulje të gjobave në disa raste dhe rritje të masave në raste të tjera. Gjithashtu, duhet të tregohet kujdes, pasi gjobat mund të dërgohen edhe elektronikisht dhe mund të mos merren vesh nga qytetarët, që nuk janë mjaft të përditësuar me teknologjinë.

Më poshtë janë 40 ndryshimet më të rëndësishme në Kodin Rrugor:

1.Hiqet arresti me burg kur qarkullon me makinë pasi policia të ka pezulluar dhe marrë dokumentacionin. Parashikohet vetëm gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë si dhe heqje e patentës.

2.Kolaudimi i makinave çdo 2 vite, ishte çdo vit.

3.Kolaudim pas 3 vitesh për makinat e reja.

4.Kolaudim çdo 1 vit për taksitë, autoshkolla, transport udhëtarësh.

5.Futet masa masës këshilluese, pa gjobë, me pasqyrim në sistem.

6.Kush përsëritet shkeljen pasi është këshilluar, gjobë në kufirin maksimal.

7.Rikthim në autoshkollë nga e para të shoferëve që u anulohet patenta nga heqja e pikëve.

8.Rritje e afatit për ndryshimin e pronësisë së mjetit deri në 30 ditë.

9.Heqje e afateve të pritjes për humbje/vjedhje dokumente ose targës nga 15-30 ditë.

10.Drejtuesi i mjetit merr targën ose dokumentet e reja menjëherë sapo të paraqesë vërtetimin denoncimit të humbjes apo vjedhjes së dokumenteve.

11.Kushdo të qarkullon me mjet në rastet e humbjes, vjedhjes apo shkatërrimit të lejes së qarkullimit, gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë dhe ndalim të mjetit.

12.Kalimi direkt nga kategoria B, pas tre viteve, te kategoria D1 (mosha minimale 21 vjeç) dhe më pas te kategoria D (mosha minimale 24 vjeç).

13.Rritje e afatit të vlefshmërisë së kalimit të testit të teorisë nga 6 në 12 muaj.

14.Afati vlefshmërie për patentat D1, D1E, D dhe DE nga 3 vjet që ishte bëhet 5 vjet për personat 65 vjeç e lart.

15.Afat vlefshmërie për patentat D1, D1E, D dhe DE ishte për moshat 60 vjeç e lart, bëhet 65 vjeç e lart.

16.Tejkalimi i kufijve minimalë dhe maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë, gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.

17.Kush tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo më shumë se 30 km/orë, gjobë nga dy mijë deri në katër mijë lekë.

18.Tejkalimi i shpejtësisë me më shumë se 30 km/orë por jo më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 20 km/orë, por jo më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, gjobë nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Pezullim i lejes së drejtimit nga një deri në tre muaj, si dhe e heqje e pikëve.

19.Tejkalimi i shpejtësisë për më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, me gjobë nga dhjetë mijë lekë deri në njëzet mijë lekë, pezullim të patentës 3-6 muaj dhe heqje e pikëve.

20.Kush përsërisin një nga shkeljet tejkalimit të shpejtësisë brenda dy viteve, do t’u pezullohet patenta nga 8 deri në 18 muaj.

21.Kushdo parakalon në mënyrë të gabuar, gjobë nga pesë mijë deri në dhjetë mijë lekë, ishte 2-6 mijë lekë.

22.Parakalimi në mënyrë të gabuar, kur shkakor aksident, përveç gjobës, hiqen pikën në lejen e drejtimit.

23.Kush përsëritet shkeljen e parakalimit të gabuar brenda një viti, ndëshkohet me dyfishin e gjobës dhe me pezullim të lejes së drejtimit për një muaj.

24.Drejtuesi i mjetit do ndëshkohet me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë, nëse konstatohet se në mjetin që ai drejton ka pasagjerë që nuk kanë vendosur rripin e sigurimit.

25.Shoferët që përdorin telefon, gjobë nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë.

26.Shoferët që përsërisin 3 herë brenda vitit shkeljen e përdorimit të telefonit, do t’u hiqet patenta 3 muaj si dhe pikët.

27.Shoferët që kapen në gjendje të dehur, gjobë deri në 40 mijë lejë, heqje e patentës deri në dy vjet,heqje të të gjitha pikëve, procedim penal dhe kthim në autoshkollë.

28.Kush konstatohet se ka parkuar tre herë në mënyrë të gabuar brenda vitit, sidomos në trotuar, do të hiqen pikë në patentë, përjashtohen mjetet autoveturë, gjatësia e të cilave nuk e kalon kuadratin e sinjalizuar për parkim.

29.Punonjësit e policisë duhet të pajisur me certifikatën profesionale policore për drejtimin e mjeteve.

30.Kushdo që drejton mjetet e policisë pa lejedrejtimin përkatëse, por i papajisur me certifikatën profesionale policore, gjobë deri në dhjetë mijë lekë.

31.Kush shkakton aksident me vetëm dëme materiale, për shkak mosrespektimi i përparësisë, humbet pikët në patentë.

32.Prodhimi dhe shpërndarja e materialeve didaktike për sigurinë rrugore dhe aftësimin e njohurive teorike e praktike, gjobë nga pesëdhjetë mijë lekë deri në njëqind mijë lekë.

33.Personeli policor duhet të pajiset me një certifikatë profesionale policore, për drejtimin e mjeteve të shërbimit.

34.Kush lëviz pa kaskë mbrojtëse me mjet me dy rrota, gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë, ishte pesëqind deri në një mijë e pesëqind lekë.

35.Drejtuesit e motoçikletave duhet të mbajnë një jelek fosforeshent.

36.Drejtuesit e motoçikletave pa jelek fosforeshent, me gjobë nga një mijë deri tre mijë lekë.

37.Kush nuk respekton detyrimin për të ndaluar në rast aksidenti, kur nuk përbën vepër penale, gjobë dhjetë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë, si dhe i hiqen pikët. Ishte gjobë, nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë dhe me pezullimin e lejedrejtimit nga 6 deri në 12 muaj.

38.Kush nuk respekton detyrimin për të ndaluar në rast aksidenti, kur aksidenti ka sjellë pasoja, procedohet sipas ligjit penal.

39.Lejohet qarkullimi i patinave elektrike në rrugë ku kalojnë makinat.

40.Njoftimi i shkeljeve dhe i vendimeve, i dërgohen kundërvajtësve edhe me njoftim elektronik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit