Përfaqësuesi i familjeve të të zhdukurve të Kosovës, Bajram Çerkini ka folur për pakënaqësitë e tij se si është duke u trajtuar çështja e personave të pagjetur nga ekzekutivi.
Madje Çerkini nën emocione ka treguar se deri më tani vetëm në pikën kufitare të Merdares kanë shkuar 67 herë për t’i verifikuar nëse janë apo jo trupat e fëmijëve të rij.
“Ne kemi të dhëna të veçanta me data, me kohë kur na u kanë marrë fëmija e kur kanë dalë jashtë Kosovës, e kur janë varrosur në Kosovë.
Ende s’kemi informata edhe për 1612 plotë që 24 vjet, as unë as Nysretja e shumë nëna tjera kanë pritur shumë që do të ndodhë dicka në Bruksel u shpreh Çerkini për kanal 10. Shumë pak pres që kanë me i thanë katër fjali për personat e pagjetur…Është marre me shku pa një prind, në mesin e asaj bisede për personat e pagjetur. 67 herë kemi qenë në Merdare tu mendu a është copa e djalit a e çikës teme, dhe mos me i marrë këto sene serioze për persona të pagjetur, kurrë hallall mos ju qoftë”.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.