Hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike kanë pranuar informata se disa barnatore në Prishtinë janë duke shitur produkte farmaceutike (barna), të cilat dyshohet se janë kontrabanduar dhe janë të rrezikshme për jetën e qytetarëve.
Sot, më 16.03.2023, hetuesit policorë në bashkëpunim me Inspektorët Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në teren ku janë kontrolluar shtatë (7) barnatore në kryeqytet. Gjatë kontrollimit në dy barnatore është zbuluar sasi e madhe e barnave pa banderola që dyshohet se janë kontrabanduar. Këto barna ishin të fshehura në pjesë shtesë të lokalit të rregulluar enkas për fshehjen e tyre (në formë të bunkerit).
Gjatë këtij operacioni pas zbulimit të kësaj sasie të barnave, është njoftuar edhe Dogana e Kosovës të cilët kanë dalë në teren dhe janë bashkangjitur ekipeve nga institucionet e përfshira në këtë operacion.
Ekipet policore, inspektorët farmaceutik dhe ekipet nga dogana kanë bërë numërimin e llojit të produkteve të barnave nga ku ka rezultuar se janë sekuestruar 598 lloje të produkteve, kurse sasia e barnave brenda një produkti është më e madhe dhe ka mbetur të numërohen dhe evidentohen nga njësitet përkatëse.
Në polici, janë shoqëruar dy persona të dyshuar, pronarë të barnatoreve, të cilët janë intervistuar në prezencën e avokatit të tyre mbrojtës, ndaj tyre janë iniciuar rastet: ’prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’, ‘kontrabandim i mallrave’ dhe “tregtia e ndaluar” dhe me aktvendim nga prokuroi të njëjtit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Zotëria që gjeti portofolin
Kandidati i parë është zotëria që gjeti portofolin më gati një milionë lekë dhe vendosi që atë t’ia dorëzojë të zotit. Ai bëri kërkesën për publikim në JOQ ALBANIA, që të gjente pronarin e portofolit të humbur. Gjithashtu portofoli kishte brenda dokumente shumë të rëndësishme.
Banorët e lagjes në Elbasan
Të harruar nga pushteti vendor, disa banorë të një lagjeje në Elbasan janë heronjtë e atij komuniteti, pasi ata me shpenzimet e tyre dhe me krahët e tyre, dolën dhe rregulluan rrugën. Askush nga bashkia nuk ishte kujtuar për atë rrugë, kështu që ata vendosën që ta merrnin vetë situatën në dorë.
Adnan Dibrani
Adnan Dibrani, u hodh në ujin e ftohtë të lumit Moraca në Podgoricë për të shpëtuar një foshnje që kishte rënë brenda. Pasi e nxorri nga uji, Andani i bërë masazh kardiak foshnjës duke i shpëtuar jetën.
Adem Qorri
40-vjeçari, Adem Qorri, i cili jetonte me familje në Florida të ShBA-së ka humbur jetën teksa po e shpëtonte një 10-vjeçar që po mbytej në det. Ademi shpëtoi nga mbytja shokun e djalit të tij, por vetë nnuk ia doli dot.
I riu nga Tirana
Kandidati i radhës ështrë i riu nga Tirana, që mori të moshuarin, që kishte humbur rrugën, e futi në makinë dhe e dërgoi në komisariat. Ai qëndroi me të derisa u siguria që familjarët e tij do shkonin ta merrnin.
Zjarrfikësit e keqpaguar
Kandidatët e radhës janë disa zjarrfikës nga Tirana, të cilët pavarësisht kushteve të këqija, mungesës së mjeteve dhe rrogës së ulët, bënë maksimumin për të shpëtuar një mace që kishte mbetur në një pemë. Pavarësisht vjedhjes që u bëhet atyre nga drejtorët dhe kryetari i bashkisë, ata vazhdojnë të punojnë me pasion.