Zbardhet vrasja e Ari Papës në Greqi/ Autori erdhi nga Tirana, një taksist shqiptar dhe një barist e ndihmuan

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.03.2023, 00:09

Autoritetet greke kanë arritur të zbardhin vrasjen e 32-vjeçarit nga Saranda, Aristidh Papa e ndodhur më 30 maj 2021.

Një taksist shqiptar me tre mbiemra dhe katër emra të ndryshëm, një barist grek dhe një vrasës me pagesë i ardhur nga Tirana janë personat e përfshirë në vrasjen e të riut shqiptar.

Oficerët e vrasjeve kanë arritur të identifikojnë dhe të vënë në pranga taksistin shqiptar me Skoda Octavia dhe bashkëpunëtorin e tij grek, ndërsa me sinjalizimin e shërbimeve të huaja janë në kërkim edhe të ekzekutorit, i cili erdhi nga Tirana me pistoletë me vete.

Sipas hetuesve motivi i vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar ka qenë për shkak të pazareve të drogës por edhe se taksisti mendonte se Papa ishte spiun i policisë greke.

Vrasja e 32-vjeçarit shqiptar ka ndodhur pasditen e 30 majit 2021 në zonën e Sepolit, jashtë një kafeneje. Një person i panjohur i është afruar në këmbë 32-vjeçarit, i cili ndodhej jashtë një kafeneje në zonën e Sepolit, dhe e ka plagosur për vdekje me një armë zjarri. Më pas, ai është arratisur duke përdorur dhe ndërruar makina taksi, të cilat drejtoheshin nga bashkëpunëtorët e tij.

Nga hetimet është zbuluar se shqiptari, kishte marrë përsipër planifikimin dhe koordinimin e arratisjes së autorit nga vendi i krimit, drejtimin e bashkëpunëtorit tjetër grek, ndërsa pas vrasjes ishte kujdesur për fshehjen e armës që u përdor për ekzekutimin e Aris Papës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Zotëria që gjeti portofolin
    Kandidati i parë është zotëria që gjeti portofolin më gati një milionë lekë dhe vendosi që atë t’ia dorëzojë të zotit. Ai bëri kërkesën për publikim në JOQ ALBANIA, që të gjente pronarin e portofolit të humbur. Gjithashtu portofoli kishte brenda dokumente shumë të rëndësishme.
    Banorët e lagjes në Elbasan
    Të harruar nga pushteti vendor, disa banorë të një lagjeje në Elbasan janë heronjtë e atij komuniteti, pasi ata me shpenzimet e tyre dhe me krahët e tyre, dolën dhe rregulluan rrugën. Askush nga bashkia nuk ishte kujtuar për atë rrugë, kështu që ata vendosën që ta merrnin vetë situatën në dorë.
    Adnan Dibrani
    Adnan Dibrani, u hodh në ujin e ftohtë të lumit Moraca në Podgoricë për të shpëtuar një foshnje që kishte rënë brenda. Pasi e nxorri nga uji, Andani i bërë masazh kardiak foshnjës duke i shpëtuar jetën.
    Adem Qorri
    40-vjeçari, Adem Qorri, i cili jetonte me familje në Florida të ShBA-së ka humbur jetën teksa po e shpëtonte një 10-vjeçar që po mbytej në det. Ademi shpëtoi nga mbytja shokun e djalit të tij, por vetë nnuk ia doli dot.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i radhës ështrë i riu nga Tirana, që mori të moshuarin, që kishte humbur rrugën, e futi në makinë dhe e dërgoi në komisariat. Ai qëndroi me të derisa u siguria që familjarët e tij do shkonin ta merrnin.
    Zjarrfikësit e keqpaguar
    Kandidatët e radhës janë disa zjarrfikës nga Tirana, të cilët pavarësisht kushteve të këqija, mungesës së mjeteve dhe rrogës së ulët, bënë maksimumin për të shpëtuar një mace që kishte mbetur në një pemë. Pavarësisht vjedhjes që u bëhet atyre nga drejtorët dhe kryetari i bashkisë, ata vazhdojnë të punojnë me pasion.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit