Denoncimet shtohen por Celibashi nuk ndalet/ Jep pa garë tenderin 558 MLN LEKË për mirëmbajtje sistemi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.03.2023, 13:52

Ndonëse ankesat vërshojnë në Komisionin e Prokurimeve Publike, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, vazhdon të zhvillojë tenderë të shtrenjtë me oligarkët e prokurimeve. Gjatë muajit shkur, dhjetëra denoncime janë bërë për tenderët në shkelje të ligjit që zhvillon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Konkretisht nga fundi i janarit deri në 10 shkurt janë bërë 8 ankesa në KPP, kryesisht për tenderët me objekt: “Blerje kuti votimi dhe kuti materiale zgjedhore, “Blerje kuti votimi dhe kuti materiale zgjedhore, si dhe “Blerje bexhe plastike (mbajtëse ID) dhe rripa për bexhet, për administratën zgjedhore”.

Pa mbajtur asnjë përgjegjësi për këto ankesa, Celibashi vazhdon të nënshkruaj kontrata të tjera, të cilat gjithashtu janë në shkele të ligjit.

Tenderi më i fundit i riregjistruar në APP ka si objekt “Infrastruktura Tik e Institucionit”, për të cilin fondi i vënë në dispozicion kap vlerën 558 milionë lekë të reja pa TVSH dhe rreth 650 milionë lekë të reja me TVSH.

Këto para që i nxjerrë Celibashi pa u menduar dy herë shkojnë në arkën e firmës “S&T Albania” Sh.p.k, me pronar Kleanthi Prifti. Në dokumente nuk raportohet që në garë të ketë marrë pjesë ndonjë firmë tjetër dhe të jetë skualifikuar.

Çka do të thotë se tenderi është zhvilluar në mungesë të konkurrencës dhe i është falur kështu Klenathi Priftit. Duke shkelur rregullin kryesor të ligjit për prokurimet publike.

Ndërkohë, në dokument shohim se projekti ështëzhvilluar përmes procedurës me negocim. Pra fituesi ishte përcaktuar. Ndonëse, ligji shqiptar nuk mbështet zhvillimin e tenderëve përmes këtyre procedurave, pasi cenojnë tregun dhe konkurrencën e lirë.

Ndërsa firma “S&T Albania” është e njohur për përfitimin e tenderëve nga institucione të rëndësishme, të cilat i japin hapësirë në ndërhyrjen e sistemeve. Në vitin ë lamë pas kjo firmë mori 4 miliardë lekë tender për të përmirësuar sistemin që gjobit qytetarët. Dhe këtë kontratë e përfitoi në shkelje të ligjit. Siç e shohim Celibashi e ka zgjidhur qesen për zgjedhje dhe nuk di të ndalet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Zotëria që gjeti portofolin
    Kandidati i parë është zotëria që gjeti portofolin më gati një milionë lekë dhe vendosi që atë t’ia dorëzojë të zotit. Ai bëri kërkesën për publikim në JOQ ALBANIA, që të gjente pronarin e portofolit të humbur. Gjithashtu portofoli kishte brenda dokumente shumë të rëndësishme.
    Banorët e lagjes në Elbasan
    Të harruar nga pushteti vendor, disa banorë të një lagjeje në Elbasan janë heronjtë e atij komuniteti, pasi ata me shpenzimet e tyre dhe me krahët e tyre, dolën dhe rregulluan rrugën. Askush nga bashkia nuk ishte kujtuar për atë rrugë, kështu që ata vendosën që ta merrnin vetë situatën në dorë.
    Adnan Dibrani
    Adnan Dibrani, u hodh në ujin e ftohtë të lumit Moraca në Podgoricë për të shpëtuar një foshnje që kishte rënë brenda. Pasi e nxorri nga uji, Andani i bërë masazh kardiak foshnjës duke i shpëtuar jetën.
    Adem Qorri
    40-vjeçari, Adem Qorri, i cili jetonte me familje në Florida të ShBA-së ka humbur jetën teksa po e shpëtonte një 10-vjeçar që po mbytej në det. Ademi shpëtoi nga mbytja shokun e djalit të tij, por vetë nnuk ia doli dot.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i radhës ështrë i riu nga Tirana, që mori të moshuarin, që kishte humbur rrugën, e futi në makinë dhe e dërgoi në komisariat. Ai qëndroi me të derisa u siguria që familjarët e tij do shkonin ta merrnin.
    Zjarrfikësit e keqpaguar
    Kandidatët e radhës janë disa zjarrfikës nga Tirana, të cilët pavarësisht kushteve të këqija, mungesës së mjeteve dhe rrogës së ulët, bënë maksimumin për të shpëtuar një mace që kishte mbetur në një pemë. Pavarësisht vjedhjes që u bëhet atyre nga drejtorët dhe kryetari i bashkisë, ata vazhdojnë të punojnë me pasion.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit