Legalizohet prostitucioni në Tiranë? Kamuflohet nga policia! Twerk në “qendrat e masazheve“

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.03.2023, 11:58

Qendrat e masazheve janë kthyer në streha prostitucioni ku vajzat nën tutelën e tutorëve, ofrojnë gjithçka përveç masazheve. Ato nuk janë fizioterapiste të profilizuara për trajtimin e muskujve, kontraktimeve, nervit shiatik, raumatizmës apo sëmundje të tjera muskulare, e madje as që e dinë emërtimin e këtyre termave. Në faqet e insagramit nuk reklamohen shërbimet, por “shërbyesja”.

Vajza të reja joshin qytetarët me format trupore, dekoltetë, duke ekspozuar hiret e madje në disa raste duke bërë “twerk” (kërcim joshës me të pasmet). Në disa raste ato përdorin kode komunikimi si “Staf i ri”, si për të treguar se në qendrën e tyre të masazhit ka vajza të reja që ofrojnë shërbime të kënaqësisë trupore larg konceptit “masazh”.

Reklamimi i këtyre shërbimeve në rrjetet sociale është bërë i pakontrolluar dhe qendrat e masazheve po shfaqen gjithandej, madje edhe në sytë e adoleshentëve. E radhës është qendra e masazheve “Grande Spa” me adresë pranë Sheshit Wilson, pranë dyqanit të një rrjeti telefonik.

Qendra reklamon stafin duke treguar me detaje format e tyre trupore dhe adresën se ku ndodhet vendi i kënaqësive të shfrenuara ndërkohë që policia vetë duket se merr rryshfete “për masazhe” pasi kjo qendër dhe shumë qendra të tjera prostitucioni që reklamohen si qendra masazhesh vazhdojnë aktivitetin të qetë.

Në shumicën e rasteve këto vatra shthurjesh publike janë kthyer në shqetësim për banorët e pallatit, të cilët orar pa orar dëgjojnë rënkimet e punonjëseve të seksit. Tutorët e këtyre vajzave kamuflohen duke marrë me qira apartamente në pallate familjare e duke i thyer ato në të ashtuquajturat qendra masazhesh.

A mund të thuhet se prostitucioni është legalizuar në Tiranë dhe po kamuflohet nga policia?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Zotëria që gjeti portofolin
    Kandidati i parë është zotëria që gjeti portofolin më gati një milionë lekë dhe vendosi që atë t’ia dorëzojë të zotit. Ai bëri kërkesën për publikim në JOQ ALBANIA, që të gjente pronarin e portofolit të humbur. Gjithashtu portofoli kishte brenda dokumente shumë të rëndësishme.
    Banorët e lagjes në Elbasan
    Të harruar nga pushteti vendor, disa banorë të një lagjeje në Elbasan janë heronjtë e atij komuniteti, pasi ata me shpenzimet e tyre dhe me krahët e tyre, dolën dhe rregulluan rrugën. Askush nga bashkia nuk ishte kujtuar për atë rrugë, kështu që ata vendosën që ta merrnin vetë situatën në dorë.
    Adnan Dibrani
    Adnan Dibrani, u hodh në ujin e ftohtë të lumit Moraca në Podgoricë për të shpëtuar një foshnje që kishte rënë brenda. Pasi e nxorri nga uji, Andani i bërë masazh kardiak foshnjës duke i shpëtuar jetën.
    Adem Qorri
    40-vjeçari, Adem Qorri, i cili jetonte me familje në Florida të ShBA-së ka humbur jetën teksa po e shpëtonte një 10-vjeçar që po mbytej në det. Ademi shpëtoi nga mbytja shokun e djalit të tij, por vetë nnuk ia doli dot.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i radhës ështrë i riu nga Tirana, që mori të moshuarin, që kishte humbur rrugën, e futi në makinë dhe e dërgoi në komisariat. Ai qëndroi me të derisa u siguria që familjarët e tij do shkonin ta merrnin.
    Zjarrfikësit e keqpaguar
    Kandidatët e radhës janë disa zjarrfikës nga Tirana, të cilët pavarësisht kushteve të këqija, mungesës së mjeteve dhe rrogës së ulët, bënë maksimumin për të shpëtuar një mace që kishte mbetur në një pemë. Pavarësisht vjedhjes që u bëhet atyre nga drejtorët dhe kryetari i bashkisë, ata vazhdojnë të punojnë me pasion.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit