Babai e zbulon se djali 15-vjeçar ishte hajni që vodhi arin në vlerë të 10 mijë €, paratë i bëri ‘rrush e kumbulla’

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.03.2023, 09:51

Vjedhjet e shumta janë shndërruar në një shqetësim shumë të madh për qytetarët në vendin tonë, duke shkaktuar kështu pasiguri por edhe humbje të mëdha.

Të dyshuarit shpesh dalin të jenë të afërm e madje edhe anëtarë të familjes. Kështu ka ndodhur në një familje në Lipjan, ku një fëmijë ka vjedhur në shtëpinë e vet.

Këtë herë, sinjali mëson se i dyshuar është një i mitur, i moshës 15-vjeçare, i cili vodhi gjësende me vlerë nga shtëpia e tij, gjysmën e të cilave i bëri ‘rrush e kumbulla’. Babai i tij e zbuloi se hajni që kreu vjedhje është i biri dhe u detyrua ta njoftojë Policinë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti u raportua sot, me ç’rast viktima deklaroi se djali i tij ka vjedhur stolitë e arit që kapin vlerën e rreth 10 mijë eurove. Me ato para, ai dyshohet se kishte blerë një motor, e pjesën tjetër e kishte shpenzuar për qejf me shoqëri.

Kjo situatë e ka lënë pa fjalë viktimën, i cili pavarësisht se e zbuloi se djali tij ishte ai që kreu vjedhje në shtëpinë e tyre, u detyrua që ta çojë në Polici, me shpresën se një gjë e tillë nuk do të përsëritet më .

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Vjedhje e rëndë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Zotëria që gjeti portofolin
    Kandidati i parë është zotëria që gjeti portofolin më gati një milionë lekë dhe vendosi që atë t’ia dorëzojë të zotit. Ai bëri kërkesën për publikim në JOQ ALBANIA, që të gjente pronarin e portofolit të humbur. Gjithashtu portofoli kishte brenda dokumente shumë të rëndësishme.
    Banorët e lagjes në Elbasan
    Të harruar nga pushteti vendor, disa banorë të një lagjeje në Elbasan janë heronjtë e atij komuniteti, pasi ata me shpenzimet e tyre dhe me krahët e tyre, dolën dhe rregulluan rrugën. Askush nga bashkia nuk ishte kujtuar për atë rrugë, kështu që ata vendosën që ta merrnin vetë situatën në dorë.
    Adnan Dibrani
    Adnan Dibrani, u hodh në ujin e ftohtë të lumit Moraca në Podgoricë për të shpëtuar një foshnje që kishte rënë brenda. Pasi e nxorri nga uji, Andani i bërë masazh kardiak foshnjës duke i shpëtuar jetën.
    Adem Qorri
    40-vjeçari, Adem Qorri, i cili jetonte me familje në Florida të ShBA-së ka humbur jetën teksa po e shpëtonte një 10-vjeçar që po mbytej në det. Ademi shpëtoi nga mbytja shokun e djalit të tij, por vetë nnuk ia doli dot.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i radhës ështrë i riu nga Tirana, që mori të moshuarin, që kishte humbur rrugën, e futi në makinë dhe e dërgoi në komisariat. Ai qëndroi me të derisa u siguria që familjarët e tij do shkonin ta merrnin.
    Zjarrfikësit e keqpaguar
    Kandidatët e radhës janë disa zjarrfikës nga Tirana, të cilët pavarësisht kushteve të këqija, mungesës së mjeteve dhe rrogës së ulët, bënë maksimumin për të shpëtuar një mace që kishte mbetur në një pemë. Pavarësisht vjedhjes që u bëhet atyre nga drejtorët dhe kryetari i bashkisë, ata vazhdojnë të punojnë me pasion.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit