Burri i dënuar me 400 vite burg për një grabitje shpallet i pafajshëm

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.03.2023, 23:57

Një burrë i dënuar me 400 vjet burg është liruar pasi shteti i Floridës rihetoi rastin dhe përcaktoi se ai nuk kishte kryer grabitje me armë.

Sidney Holmes, tani 57 vjeç u lirua nga burgu pasi vuajti më shumë se 34 vite të dënimit. Të hënën ai doli nga burgu dhe nuk mund t'i mbante lotët kur u takua me familjarët

Nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Unë nuk mund të kem kurrë urrejtje.

Një rihetim i plotë i rastit të grabitjes së armatosur të vitit 1988 që çoi në dënimin e Holmes "ngriti dyshime të arsyeshme rreth fajit të tij". Holmes u arrestua në tetor 1988 pasi dyshohet se ishte shoferi i dy burrave të paidentifikuar që grabitën një burrë dhe një grua me armë jashtë një dyqani. Dy personat e paidentifikuar i vodhën makinën viktimës mashkull.

Holmes u gjykua në prill 1989 dhe u dënua me 400 vjet burg. Prokurorët në atë kohë i kishin kërkuar gjykatësit ta dënonte atë me 825 vjet. Holmes u dënua si një shkelës i zakonshëm, pasi ai ishte dënuar më parë për grabitje të armatosur për dy incidente të ndodhura në gusht 1984 në të cilat Holmes u deklarua fajtor.

Në vitin 2020, Holmes kontaktoi Njësinë e Shqyrtimit të Dënimeve të Prokurorit të Shtetit (CRU) duke pretenduar se ai ishte "i pafajshëm" për grabitjen e armatosur të dy personave jashtë një dyqani. CRU zbuloi se nuk ka "asnjë provë" që lidh Holmes me grabitjen, përveç një identifikimi të gabuar të tij dhe automjetit të përfshirë në grabitje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit