“Po shihnim ndeshjen kur dëgjuam breshërinë e plumbave”, kushëriri i Muratit: Nuk i pashë dot autorët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.03.2023, 20:32

Mbrëmjen e së dielës, Tirana u trondit nga të shtënat me armë në Don Bosko. Në një lokal në këtë zonë, u vra 58-vjeçarja Mimoza Paja dhe u plagosën gjashtë persona(mes tyre edhe mbesa e saj 10-vjeçare).

Natën që ndodhi ngjarja e rëndë në lokal ndodheshin familjarët e pronarit, Fatjon Murati dhe disa klientë, banorë të lagjes. Ervis Murati, kushëriri i Fatjon Muratit është një prej klientëve që ndodheshin në lokal dhe fatmirësisht shpëtoi pa u plagosur.

Natën e ngjarjes në lokal kam qenë unë, xhaxhai im Shehat Murati, djali i hallës Emanuel Çala, si edhe një shok i imi i cili quhet Astrit Memaj, si dhe dy persona të tjerë banorë të lagjes, emrat e të cilëve nuk i mbaj mend. Po kështu në lokal ka qenë edhe mbesa e vogël e banakieres, Mimozës, që e kishte vajzën e vajzës.

Ai ka treguar para hetuesve se në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë ata ishin duke parë ndeshjen Juventus-Sampdoria. Në lokal kanë qenë të gjithë familjarët e Fatjon Muratit dhe dyshimet janë se autorët kanë qenë në dijeni të këtij fakti para se të kryenin atentatin.

Unë po qëndroja në këmbë duke parë ndeshjen pranë banakut. Xhaxhai im Shehati, ishte ulur në tavolinë në mes të lokalit me nipin e tij Manushin, përballë me televizorin. Ndërsa të tjerët ishin ulur në një tavolinë tjetër. Sapo filloi ndeshja dëgjova të shtëna të shumta zjarri, ku kërcitën xhamat dhe orenditë e tjera të lokalit, dhe predhat bënë flakë nëpër mure.

Murati ka përshkruar edhe momentin kur kanë dëgjuar të shtënat dhe çfarë ndodhi më pas.

Në atë moment u dëgjuan shumë të shtëna. Aq sa në momentet e para nuk kam kuptuar se çfarë po ndodhte ndërsa më pas jam shtrirë përtokë dhe nuk kam parë asgjë se çfarë ka ndodhur. E kam pasur të pamundur të shikoj se në çfarë drejtimi kanë ardhur autorët, si edhe nga janë larguar. Kur u ngrita në këmbë, pashë që Mimoza, ishte rrëzuar në tokë dhe aty kuptova që ajo kishte ndërruar jetë. Të tjerët pashë që kishin marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit