Të dielën në mbrëmje vendi ynë u trondit nga një ngjarje kriminale që ndodhi në Tiranë.
Në një lokal në zonën e Don Boskos një 58-vjeçare u vra padrejtësisht, ndërsa 6 persona(mes tyre edhe një 10-vjeçare) mbetën të plagosur.
Edhe pse kanë kaluar 3 ditë që nga ky atentat, policia ende nuk ka asnjë të dyshuar. Hetuesit kanë zbuluar së fundmi se pak minuta para se atentatorët të hapnin zjarr ndaj lokalit në pronësi të Fatjon Muratit, ata kanë lëvizur me makinë rreth lokalit.
Në pamjet filmike të marra nga bizneset përreth, janë fiksuar atentatorët që kanë lëvizur me makinë 2-3 herë rreth lokalit. Pas kësaj ata kanë zbritur nga makina dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash ndaj lokalit të Muratit. Përveç kësaj, hetuesit kanë shquar edhe një tjetër automjet që lëviz në zonë përpara krimit. Nuk përjashtohet mundësia që kjo makinë të jetë përdorur për të vëzhguar lëvizjet në lokalin e Muratit dhe më pas informimin e vrasëve për gjendjen në lokal.
Deri më tani kamerat e sigurisë janë prova e vetme që hetuesit kanë në lidhje me vrasjen, pasi 3 autorët janë siguruar për të mos lënë asnjë gjurmë në vendngjarje. Dyshimet janë se ngjarja kriminale e ndodhur në Don Bosko ka lidhje me përplasjen mes grupeve kriminale ku është i përfshirë Ervis Martinaj dhe Fatjon Murati.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.