Pas tërmeteve, përmbytjet e shiut shkatërrojnë Turqinë, 14 të vdekur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.03.2023, 17:20

Pas tërmeteve katastrofike që morën me mijëra jetë njerëzish, tani Turqia po përballet me përmbytje masive.

Në Adiyaman dhe Şanlıurfa, zona të prekura nga tërmeti, 14 persona kanë humbur jetën për shkak të reshjeve të shiut ndërkohë që 5 të tjerë janë shpallur të zhdukur.

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu thase në mesin e të vdekurve ishte edhe një fëmijë një vjeç e gjysmë. Meterologët e kanë konsideruar të rrezikshme ditën e sotme dhe kanë ngritur alarmin për zonat Adiyaman, Diyarbakır, Elazığ, Malatya, Mardin dhe Şanlıurfa për shkak të reshjeve të mëdha që priten në vijim.

Për shkak të shiut në Adiyaman, tendat ku jetonin të prekurit nga tërmetit u përmbytën dhe u shkatërruan. Qytetarët në këto rajone u vendosën në konviktet e universiteteve. Ndërsa rrugët u kthyen në liqene, drejtuesit e mjeteve hasën vështirësi në lëvizjen në rrugë. Disa automjete kanë mbetur të bllokuara në ujë. Qindra shtëpi dhe automjete janë përmbytur në Şanliurfa për shkak të shiut të rrëmbyeshëm. Ndërsa Spitali në Eyyübiye u përmbyt, arsimi u pezullua për një ditë në qytet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit