Rruga në lagjen Elezaj në Domje në gjendje të degraduar/ Banorët: Mezi kalojmë, mbetëm me makina në servis

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.03.2023, 17:20

Pamjet i përkasin një rruge të vitit 2023, në lagjen Elezaj në Domje të Bashkisë Vorë. Ndonëse ka 30 vite që ndodhet në gjendje të degraduar, asnjë kryetar Bashkie nuk ka marrë masa për ta shtruar.

Me gropa, baltë dhe si në mesjetë, rruga ende nuk ka marrë asnjë zgjidhje konkrete. Sot kamera e JOQ Albania shkoi në lagjen në fjalë, aty ku banorët e indinjuar u shprehën për mikrofonin tonë se rruga ka shumë vite që shkakton dëme të mëdha për automjetet duke u kthyer në shqetësim për vetë ata.

Një banor i zonës deklaroi se rruga është kthyer në shqetësim për të madh e të vogël, sidomos në ditë me shi. Ndonëse sipas banori shtrimi është premtuar disa herë, në të vërtetë gjendja e rrugës sa vjen dhe përkeqësohet.

Banori:

30 vjet ka kështu. Të gjitha i kemi bërë vetë, kanalizime e të gjitha. Na kanë premtuar, ka qenë edhe ministrja Elisa Spiropali para 4 vitesh. Një pjesë e prindërve i dërgojnë fëmijët në shkollë me makinë, ata që kanë mundësi. I kam than kryetarit të Bashkisë Vorë ta shohë nga afër rrugën, nuk është problem vetëm rruga, por edhe kanalizimet, por askush nuk e vë ujin në zjarr.

Një tjetër banor u shpreh se Shqipëria është copë-copë dhe se rruga ku kalon çdo ditë i ka shkaktuar dëme në mjet, pasi i duhet ta dërgojë shumë shpesh në servis.

Banori:

Tani kam ardhur në këtë zonë. E kanë pastruar njëherë edhe kanë ardhur dhe e kanë nxjerrë, e kanë heq fare se kanë dalë hekurat. Copë-copë, Shqipëria nuk bëhet. Tani po ik te servisi, na i ka prish makinat. Fëmijët i hipim në makinë se në këmbë nuk ecin. Në këmbë hupi unë si jam i madh. Duan vetëm votën, nuk u vjen ndërmend ta rregullojnë rrugën.

Një qytetar tjetër shprehet se ne lagje ka edhe probleme me kanalizimet, teksa për rrugën kërkon qe te rregullohet pasi dhe fëmijët e kane te vështirë te dalin ne mëngjes te shkojnë ne shkolle pa praninë e prindërve.

Banori:

Erdhën hoqën betoni, nuk e shtruan më dhe ngeli kështu. Premtime ka, por gjë nuk po bëjnë. Jemi mbledh kemi bërë kërkesë, na kanë premtuar por nuk e kanë shtruar ende rrugën.

Pas këtyre pamjeve, është e rëndësishme që autoritetet lokale të marrin masa për të riparuar rrugën në fjalë sa më shpejtë të jetë e mundur. Banorët i kërkojnë kryetarit të Bashkisë Vorë, Blerim Sherës që të kthejë sytë nga banorët e lagjes Elezaj në Domje dhe të shtrojë rrugën në fjalë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit