113 mijë euro në makinë/ Morina në makinë me një drejtues të lartë të policisë, ka lidhje me grupin e Ervis Martinajt

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 15.03.2023, 11:48

Efektivi i RENEA-s, Altin Morina, u kap dje me 113 mijë euro në makinën e tij dhe u arrestua më pas nga forcat e rendit, teksa ende nuk ka arritur të justifikojë këtë shumë. Dy orë para se të arrestohej, Morina ishte në Elbasan, ku dyshohet se ka dorëzuar shuma parash për persona të skeduar kriminal.

Dyshohet se 113 mijë eurot që iu gjetën në mjet janë të tijat, pavarësisht se ai nuk ka deklaruar asgjë përpara kolegëve të tij. Mesditën e djeshme Morina u arrestua në Tiranë në zonën e Kodrës së Diellit. Gjithashtu, bëhet me dije se ai është vëzhguar në mjetin e tij në praninë e një zyrtari të lartë të një agjencie ligjzbatuese, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Ndërkohë, nuk dihet arsyeja përse efektivi nuk është ndalur pikërisht në momentin kur ishte në makinë me këtë person. Dyshohet se Morina është i përfshirë në trafikun e drogës me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan, teksa bëhet fjalë për lëndë narkotike heroinë dhe kokainë.

Ai dyshohet se ka lidhje të ngushta me Kreshnik Halilajn, i cili u arrestua më herët për një arsenal armësh dhe droge. Në këtë rast dyshohet se Morina ka fshehur provat duke u shprehur se kokaina e gjetur në shtëpinë e Halilajt nuk është drogë, por miell gatimi për bukë.

Përveç lidhjeve të lartpërmendura dyshohet se Morina ka ndërvepruar edhe me grupin e Ervis Martinajt, i shpallur i zhdukur që nga muaji gusht. Para tetë ditësh, kur ka qenë në vëzhgim të vazhdueshëm, Morina është parë në praninë e një të afërmi të Ervis Martinajt, të ciilin dyshohet se e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm.

Ndërkohë, e gjithë kjo rezyme e veprimeve dhe aktiviteteve të paligjshme të efektivit të skuadrës më të rëndësishme policore në vend, tregon përfshirjen e madhe të krimit deri në qelizat më të thella të shtetit shqiptar. Mund të themi lirisht se ky shtet punon për rritjen forcës së bandave dhe theksimin e sundimit të tyre mbi këtë vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit