Avullohen mbi 31 mijë euro në një qendër tregtare në Prizren, shoqërohet në Polici menaxherja

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.03.2023, 11:09

Vjedhjet e shumta në biznese po shkaktojnë humbje të mëdha, por edhe pasiguri. Hajnat në shumicën e rasteve nuk kapen, pasi arrijnë të ikin pa u zbuluar. Një rast i ngjashëm ka ndodhur një qendër tregtare në Prizren.

Më shumë se 31 mijë euro janë ‘zhdukur’ nga kompania dhe kjo u vërejt gjatë barazimit të shumës së parave,burimet e gazetës sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se stafi menaxhues ka deklaruar në Polici se ka muaj që kanë vërejtur parregullsi gjatë raportimeve, teksa kanë rënë në përfundim se shuma që mungon kap vlerën e mbi 31 mijë eurove.

Në kuadër të veprimeve hetimore, njësitë policore kanë marrë deklaratat e dy dëshmitarëve, të cilat kanë deklararuar se përgjegjësia e parave bie mbi menaxheren e pikës.

Si rezultat i denoncimit të rastit, menaxherja është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Bazuar në dëshminë e saj dhënë organeve të hetuesisë, 30-vjeçarja që nga muaji dhjetor ka raportuar te menaxhmenti parregullsitë në pagesa, mirëpo sipas saj, ata nuk i kishin marrë parasysh.

Po ashtu ajo ka deklaruar se kompania i ka kërkuar asaj që të kompensojë shumën e parave që mungon dhe pas refuzimit të saj, rasti është denoncuar në organet e rendit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet për veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit