FMN e shqetësuar për PPP-të: Në Shqipëri është proces i politizuar, mungon menaxhimi

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 15.03.2023, 10:02

Edhe FMN-ja e ka kuptuar që PPP-të në vendin tonë janë një vegël politike, që përdoret për interesa të qeverisë për të arritur qëllimet personale të drejtuesve të saj. Partneritetet Publiko-Private janë parë si një mënyrë e mirë për të plotësuar infrastrukturën, por kanë kaluar deri në keqpërdorim.

Në studim i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i quajtur “E ardhmja e kontratave PPP në Ballkanin Perëndimor”, ka dalë në përfundimin se PPP-të në Shqipëri janë një proces shumë i politizuar, si dhe ligjet e paplotësuara në lidhje me këto marrëveshje afatgjata rrezikojnë stabilitetin ekonomik në të ardhmen.

Megjithëse sheh një lloj përmirësimi në legjislacionin e kësaj mënyre të investimit, FMN thekson se duhet ende shumë punë dhe veçanërisht Shqipëria duhet të punojë për të depolitizuar këtë proces.

“Legjislacionet e PPP-ve në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë dhe Mal të Zi në mënyrë eksplicite kërkojnë miratimin e Ministrit të Financave për projektet PPP si përpara fillimit të prokurimit, ashtu edhe para nënshkrimit të kontratës. Në Shqipëri, megjithatë, vendimet e PPP mbeten shumë të politizuara në praktikë”, thuhet në studim.

E ardhmja financiare e Shqipërisë është në fije të perit pikërisht për rrezikun e madh që përmbajnë PPP-të në zbatimin e tyre afatgjatë. Në Shqipëri, njësia e PPP-ve është në varësi të Ministrisë së Financave dhe kaq mjafton për të treguar sa i politizuar është ky proces.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit