Studimi: Gjumi më pak se 6 orë natën ul efektin e vaksinave

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.03.2023, 23:21

Një studim i kryer së fundmi ka treguar se gjumi më pak se 6 orë natën ul efektin e vaksinave në imunitet, veçanërisht te meshkujt e rinj. Studiuesit kanë rianalizuar rezultatet e 7 studimeve që përfshinin gjetjet e personave që ishin vaksinuar kundër gripit dhe hepatitit A dhe B.

Më pas u krahasuan përgjigjet e antitrupave të atyre që flinin nga 7 deri në 9 orë dhe atyre që flinin më pak se 6 orë. Rezultatet treguan se gjumi më pak se 6 orë natën zvogëlon efektin e vaksinave në imunitetin e meshkujve. Ndër të tjera u përcaktua se efekti i gjumit të pamjaftueshëm në vaksinë ishte më ndryshe tek gratë për shkak të niveleve të ndryshme të hormoneve.

Autorja e studimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Mjekësisë në Francë, dr. Karine Spiegel tha: “Ne e dimë nga studimet e imunologjisë se hormonet seksuale ndikojnë në sistemin imunitar. Imuniteti i grave ndikohet nga cikli menstrual, menopauza dhe pilulat e kontrollit të lindjes. Megjithatë, studimet që shikuam nuk kishin asnjë të dhënë për hormonet seksuale”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit