Fatjon Murati vulosi pasaportën për të dal nga Shqipëria kur ishte në arrest shtëpie

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.03.2023, 22:39

Fatjon Murati është pronari i lokalit ku ndodhi atentati mbrëmjen e 12 marsit në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet, me 1 viktimë, banakierja e lokalit dhe 5 të plagosur. Në vendin e ngjarjes kanë qenë prezentë 9 persona duke përfshirë edhe mbesën 10-vjeçare të viktimës Mimoza Paja.

Fatjon Murati sipas ligjit duhet të ishte në "arrest shtëpie", por në të vërtetë ai kishte shkuar në Turqi. Kjo nuk ishte hera e parë që kishte lëvizur jashtë vendit, pasi burime për "Klan News", bëjnë me dije se 32-vjeçari ka kaluar kufirin e Shqipërisë në datën 19 Janar të këtij viti.

Në doganë nuk është konstatuar kjo shkelje e ligjit, teksa për këtë rast, shenja dalëse ishte lënë në sistemin TIMS, por jo ajo hyrëse. Sipas dosjes, nuk ka një të dhënë të dytë se kur ai është rikthyer në Shqipëri. Por, besohet se ajo duhet të ketë ndodhur para datës kur oficeret e policisë bënin si zakonisht konfirmimin për zbatimin e masës së sigurisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit