Në një situatë të vështirë/ Albana nga Bilishti thirrje shqiptarëve: Na ndihmoni, jam vetë, kam burrin dhe djalin e sëmurë!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.03.2023, 16:52

Në një shtëpi me myk, lagështi, pa kushte dhe e zhytur në mjerim, është ky një përshkrim i shkurtër i banesës ku Albana Sejdo, burri i saj Rami Sejdo dhe djali i saj jetojnë ditët e tyre. Familja Sejdo banon në fshatin Sul, të Bilishtit. Korçë, teksa kërkojnë përmes JOQ Albania ndihmë që të dalin nga gjendja e vështirë ku ndodhen.

E vuajtur në jetë, pak për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike e pak prej përkeqësimit të shëndetit të djalit të sëmurë, Albana ka përjetuar si nënë edhe humbjen e dy djemve të tjerë. Kjo histori tregon sfidat e vështira që përballen familjet e varfra në Shqipëri. Familja e Albanës është në një situatë të vështirë, me një të ardhur të ulët dhe shëndetin e dobët të dy anëtarëve të familjes, por dhe të vetë Albanës.

Me të ardhura prej 1300 lekësh në muaj nga ndihma ekonomike, dhe 9000 lekësh pension invaliditeti, ata kanë shumë pak mundësi për të përmirësuar kushtet e tyre jetësore. Sigurimi i ilaçeve për të sëmurët është një sfidë e vështirë për këtë familje dhe shpesh herë 46-vjeçarja duhet të mbledhë bimë medicinale në mal për të siguruar bukën e gojës. Kjo ngjarje tregon se sa e rëndësishme është që të gjithë ne të ndihmojmë familjet në nevojë dhe të ofrojmë mbështetje dhe ndihmë për të përmirësuar kushtet e tyre jetësore.

Kjo është detyra e qeverisë por në pamundësi të vëmendjes nga ana e saj, familja Sejdo kërkon që shqiptarët ta ndihmojnë me aq mundësi sa kanë që të ketë një banesë me kushte më të mira, qoftë edhe një dhomë.

Për ata që duan ta ndihmojnë kontaktoni në numrin e familjes Sejdo: 069 531 3597

Albana Sejdo:

Kjo esht Qendja e familjes Albana Ernestin Sejdo nga Fshati Sule Bilishte qe po kerkoja nje Llome ku te Fleje Nje femi i semure qe Derqete ne Shtrate. Ky esht Djali qe po beje Thirje per Ndime kame Vajture te Bashkia e Bilishte po nuk kame Qete asnje ndime po nje Ndime Ekonomike Qesharake 13mije leke te Vjetra cka te beje te mare i Lacete e djali te semure apo te mare Buke me thane qe do te ndimoje dhe do me Lillnine nje Pensjone per nje vite dhe Ushqimite per nje vite Dhe Ilacete e familjes time.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit