Kompania gjermane kërkon të punësojë një ekspert kanabisi, rroga 100.000 € në vit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.03.2023, 15:08

Një kompani farmaceutike në Këln, Gjermani dëshiron të punësojë një "sommelier kanabisi". Kompania në fjalë kërkon punonjës që të jenë "duhanpirës profesionistë" pasi ata do të paguhen 100.000 euro në vit dhe kanë 30 ditë pushim në vit.

David Henn, drjetuesi i kompanisë, thotë se pas lajmërimit për punë ata kanë patur shumë kërkesa nga aplikantë të ndryshëm, por kompania ka edhe kritere. Cannamedical me bazë në Këln shet kanabis medicinal në farmacitë gjermane dhe dëshiron që punonjësi i ri "të nuhasë, ndjejë dhe tymosë" produktin. Puna me kohë të plotë përfshin gjithashtu vëzhgimin dhe analizën e tregut, botimin e artikujve të specializuar dhe punën edukative. Henn tha;

Ne jemi duke kërkuar për dikë që monitoron vazhdimisht standardet e kultivuesve tanë në vendet burimore të Australisë, Kanadasë, Portugalisë, Maqedonisë dhe Danimarkës. Këtu në Gjermani, ai duhet të kontrollojë gjithashtu cilësinë e materialit të dorëzuar.

Kriteri i vetëm është që eksperti me fat që do punësohet është që të jetë përdorues i ligjshëm i kanabisit në Gjermani pasi vetëm në këtë mënyrë mund të punojë.

Sipas një sondazhi të paraqitur nga zyrtari, rreth 4 milionë të rritur përdorin kanabis në Gjermani. Kanabisi është dekriminalizuar për përdorim personal në një numër vendesh, duke përfshirë Holandën dhe Portugalinë , të cilat dekriminalizuan përdorimin e të gjitha drogave në vitin 2001.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit