SPAK “dorëzohet” përball Manastirliut/ Këput 7.8 MLD Lekë për pastrimin e mbetjeve spitalore dhe askush nuk e heton

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.03.2023, 14:05

Janë me miliarda lekë që firmos Ministria e Shëndetësisë për riciklimin e mbetjeve spitalore. Në fotot më poshtë janë dhjetëra tenderë të zhvilluara na Ogerta Manastirliu për grumbullimin dhe asgjësimin e mbetjeve të rrezikshëm për secilin spital më vete.

Në fotot më poshtë ne po paraqesim vetëm tenderët e fituara nga tre firmat, që lidh kryesisht kontratat Manastirliu. Por sigurisht që ka edhe më shumë. Në të gjitha rastet e prokurimeve shohim se vlera që marrin firma për asgjësimin e mbetjeve spitalore është nga 300 milionë kontrata më e lirë deri në rreth 3 miliardë lekë. Duke sqaruar se kjo shifër shkon vetëm për pastrimin e mbetjeve në një spital. Dhe në total vetëm në 3 firma është paguar mbi 8 miliardë lekë, për vitet e fundit.

Pasi gjatë 1 viti Ministria nënshkruan kontrata të ndryshme për QSUT, Spitalin e Traumës, Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Spitalin “Shefqet Ndroqi”, Spitalin Memorial Fier dhe Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut. Këto janë spitalet për të cilët bëhen më shumë tenderë. Por, edhe për spitalet e qyteteve të tjera hapen kontrata më vete për të realizuar asgjësimin e mbetjeve.

Ndërsa tani, Manastirliu ka hapur një tender me vlerë rreth 7.8 miliardë lekë me objekt “Shërbimi i trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve spitalore, për mbulimin e nevojave spitalore për një periudhë 36 mujore”. Gara është hapur me 10 mars dhe parashikohet të mbyllet me 14 prill.

Ndërsa duke parë rrjedhën e tenderëve të tjerë, nuk është çudi, madje faktet tregojnë që edhe këtë tender më vlerë marramendëse ta fitojë një nga firmat e preferuara të Manastirliut si; “ECO RICIKLIM” e Arbër Teqjas, firma “MEDI-TEL SHPK” e Anastas Peçinit, si dhe firma V.A.L.E. RECYCLING e Elvis Mirit, të tre të njohur për tenderët pa garë që iu fal Manastirliu.

Ndërkohë ajo që bie në sy në tenderin për të cilin flasim është fakti se shërbimi me sa duket nuk do të jepet në një spital të caktuar, pasi nuk është shënuar asnjë institucion në kontratë. Sipas dokumentit tenderi do të zgjas 3 vjet dhe me sa duket përfshika të gjitha spitalet.

Por, këtu lind pyetja: Pse u dashkan miliarda lekë të tjera shpenzime, kur në çdo vit Manastirliu firmos nga një kontratë të shtrenjtë për secilin spital për të pastruar mbetjet e rrezikshme?!

Përgjigjen mund ta jap vetëm SPAK, nëse do zgjohej dhe do hetonte këto raste abuzimi, sidomos kur bëhet fjalë për një sektor si shëndetësia. Por, Prokuroria duket se është dorëzuar përballë Manastirliut, pasi lejon kontrata të tilla abuzive. Edhe pse në vitin 2018 janë kryer disa hetime kur zbuluan se grumbullimi dhe asgjësimi i mbetjeve të rrezikshme spitalore nuk bëhej sipas normave. Asnjë masë nuk u mor për këtë!

Në këto kushte ne mund të themi vetëm që: shëndetësi falas nuk ka! Për aq kohë sa taksat tona shkojnë për të mbushur xhepat e oligarkëve dhe në vazhdojmë të paguajmë sa qimet e kokës për çdo shërbim mjekësor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit