Shkodër/ Nëna lë vetëm djalin 8 ditësh pas arrestimit për një gjobë, burri kërkon lirimin e saj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.03.2023, 13:57

Naim Bahçja, nga fshati Drisht i Postribës në Shkodër kërkon që gruaja e tij e arrestuar të lirohet nga burgu pasi ka një fëmijë të porsalindur.

Bahçja thotë se prej një jave po kujdeset për djalin e porsalindur pasi gruan ia kanë arrestuar për shkak të një gjobe. Ai thotë se gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër të cilën pas 3 vitesh e ka konvertuar me burg një muaj e 20 ditë.

Naim Bahçja thotë se bashkëshortja Diana është arrestuar një javë më parë kur djali ishte 8 ditësh, pa qenë në dijeni të ndonjë gjobe apo dënimi me burg ndaj saj.

Pasi Diana Bahçja është martuar në Shkodër, ish-bashkëshorti nga Burreli e ka denoncuar për braktisjen e vajzës, por Diana e mohon këtë akuzë. Ajo thotë se ish-bashkëshorti e dhunonte dhe e ka nxjerrë nga shtëpia pa i dhënë mundësinë për të parë vajzën.

Naim Bahçja kërkon që gruaja e tij të rikthehet sa më parë në shtëpi dhe të përkujdeset për foshnjen e porsalindur. Deri më tani për foshnjen është kujdesur Naimi dhe mbesa e tij 11-vjeçare, por të dy e kanë të vështirë ushqyerjen dhe përkujdesjen që nëna ofron.

Ai është i gatshëm që të marrë në shtëpi edhe vajzën që bashkëshortja e tij ka nga martesa e parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit