E reja bën aksident me makinë, kapësja e flokëve i ngulet në kokë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.03.2023, 13:36

Një 19-vjeçare ka probleme me lëvizjen pasi një kapëse flokësh iu ngul në kokë kur ajo u aksidentua.

Jeena Panesar i kishte kapur flokët me kapëse kur ajo ishte nisur nga puna në shtëpi më 24 janar. Ajo po ngiste me shpejtësi 80 km/h kur automjeti i saj u përplas me një pemë dhe ajo humbi kontrollin e makinës. Makina e saj rrëshqiti 50 metra dhe kapësja 10 cm iu ngul në kokë.

Ajo kërkoi ndihmë nga një shofer tjetër dhe menjëherë u transportua në spital. Kapësja e ngulur në kafkën e kokës i shkaktoi asaj një plagë 30 cm të gjatë, nga pjesa e pasme e kokës deri në vetullën e saj të majtë .

Gjashtë javë pas aksidentit, Jeena ka probleme me lëvizjen pasi iu desh të qepte pjesën e pasme të kokës. Tani, ajo u bën thirrje të gjithë shoferëve që të heqin kapëset e flokëve kur janë në timon për të shmangur të njëjtën përvojë.

Është e trishtueshme të thuhet, por mendova se do të vdisja. Kur makina filloi të përplasej, kapësja u fut në pjesën e pasme të kokës sime. Për shkak se unë punoj në një shkollë, i mbaj flokët lart në një kapëse nga pas, sepse nuk mund të shqetësohem t'i kreh. Nuk e dija që kapësja e flokëve gjatë vozitjes ishte një problem derisa u aksidentova. Mos vendosni asnjë kapëse kur vozitni. Nëse doni t'i lidhni flokët, thjesht përdorni një llastik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit