Në klasin e ulët të avionit dhe me bukë me vete, jeta e thjeshtë e Angela Merkel pas politikës

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 14.03.2023, 12:19

Angela Merkel është një nga politikanet e pakta, që duhet marrë shembull në të gjithë globin. Ish-kancelarja gjermane, e cila tashmë është shkëputur nga politika dhe po shijon pensionin, vijon të jetë një njeri tejet modest dhe e thjeshtë.

Gjatë jetës së saj si politikane ajo ka udhëtuar gjithnjë me një avion qeveritar, por tashmë udhëton me avion në klasin e ulët. Merkel është fotografuar së fundmi me të shoqin, Joachim Sauer, duke fluturuar drejt Spanjës.

“BILD” raporton se ajo kaloi disa ditë pushime në një hotel me katër yje në Fuerteventura, ku nata kushton 162 euro. “Kush mendon se një ish-kancelare fluturon më mirë se një gjerman i zakonshëm, gabohet,” shkruan BILD, duke theksuar se bileta e avionit ka kushtuar diku te 504 euro.

I vetmi avantazh për Merkelin ishte se ajo u lejua të futet në bord e para. Gjatë fluturimit ajo lexoi tabletin e saj, plotësoi disa fjalëkryqe dhe konsumoi një sanduiç dhe speca të kuq, që i kishte marrë me vete. Ne shqiptarët do të thoshim se Merkel ka marrë buke më vete.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit